Jump to content

Xhek London

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhek Londën

Jack London, Xhek London (pseudonim i John Griffith Chaney London, 1876-1916) ishte shkrimtar i shquar amerikan i fillimit të shek. XX.

U lind në San Francisco, lala Kaliforni, më 12 janar 1876, ai, sipas disa biografëve ishte biri i paligjshëm i një astrologu ambulant irlandez i cili nuk e njohu asnjëherë. E ëma, Flora Wellman, e bija e një shpikësi nga Ohio. Jack (Xheku), u rrit prej nënës së tij dhe njerkut, John London (Xhon London) nga i cili mori dhe mbiemrin që përdori përgjithmonë.[1]

Mbaroi shkollën fillore më 1889 dhe në pak vite ndërroi dhe kreu shumë lloj punësh shpesh dhe jolegale në molet e Oaklandit dhe rrugët e San Franciskos. Shumë shpejt u gjend i përzier me shoqëri kondrabandistësh dhe hajdutësh. Punoi si llustraxhi, si gazetashitës trotuaresh, si gjuetar fokash dhe si marinar në anije balenash.

U kthye pastaj në Oakland për të vazhduar studimet në Oakland High School, ku dhe mori pjesë në redaksinë e gazetës shkollore "The Aegis". Më [1896] arriti të hyjë në Universitetin e Kalifornisë të cilin e braktisi pastaj një vit më vonë për arsye financiare.

Në korrik të po atij viti u nis për Klondike, me ekspeditat legjendare të floririt.Në këtë rajon të Alaskës, Jack London shkruajti pastaj tregimet e tij të para të suksesshme.

London arriti të shkruajë, në një periudhë 15 vjeçare, 49 vëllime librash të çdo lloji, duke u bërë kështu shkrimtari më i famshëm dhe gjithashtu edhe më i paguari i atij pesëmbëdhjetë vjeçari (1904-1916). Por veprat që e bënë të pavdekshme famën dhe stilin e tij janë romanet me aventura: "Kushtrimi i të parëve",(1903), "Ujku i Detit", (1904), "Dhëmbi i Bardhë", (1906); romani autobiografik: "Martin Eden" dhe ai fantastiko-politik: "Thembra e Hekurt".

Vdiq, (mendohet të jetë vetëvrarë i shkatërruar nga alkooli), në moshën 40-vjeçare në Glen Ellen, Sonoma County, Kaliforni më 22 nëntor 1916.

Proza e tij mbetet një nga më të fuqishmet në antologjinë amerikane dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet shkrimtari anglo-sakson më i përkryer në gjithë botën, sidomos në Evropë. London ishte një shkrimtar me ide socialiste, por shumë romantike, naive, konfuze dhe kontradiktore. Megjithatë vepra e tij gjeti përhapje shumë shpejt në Bashkimin Sovjetik, në vëndet e kampit socialist si dhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, bindjet e tij për nevojshmërinë e ekzistencës së "racës superiore", u gjetën të vlefshme dhe patën sukses edhe në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në Gjermaninë e Hitlerit apo edhe në Italinë fashiste në vitet '20 dhe '30. Në të gjitha këto vende, regjimet në fuqi ditën ta interpretonin "ngatërresën" e ideve londoniane dhe t'a shfrytëzonin në interes të politikës së tyre.

Kopertina e librit Turtles of Tasman nga Jack London
  • A Daughter of the Snows (1902)
  • Children of the Frost (1902)
  • The Call of the Wild (1903)
  • The Kempton-Wace Letters (1903) botim anonim, bashkautorë Jack London dhe Anna Strunsky.
  • The Sea-Wolf (1904)
  • The Game (1905)
  • White Fang (1906)
  • Before Adam (1907)
  • The Iron Heel (1908)
  • Martin Iden (1909)
  • Burning Daylight (1910)
  • Adventure (1911)
  • The Scarlet Plague (1912)
  • A Son of the Sun (1912)
  • The Abysmal Brute (1913)
  • The Valley of the Moon (1913)
  • The Mutiny of the Elsinore (1914)
  • The Star Rover (1915, botuar në Angli me titullin The Jacket)
  • The Little Lady of the Big House (1916)
  • Jerry of the Islands (1917)
  • Michael, Brother of Jerry (1917)
  • Hearts of Three (1920, u novelua nga Jack London të skenarit të filmit nga Charles Goddard)
  • The Assassination Bureau, Ltd (1963, gjysmë mbaruar nga by Jack London; mbaruar nga Robert Fish)

Tregime të shkurta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • A Curious Fragment (1908)
  • A Piece of Steak (1909)
  • A Relic of the Pliocene (1901)
  • A Thousand Deaths (1899)
  • An Odyssey of the North (1900)
  • All Gold Canyon
  • Diable — A Dog (1902), u riemërua Bâtard in 1904
  • By The Turtles of Tasman
  • Even unto Death (1900)
  • Goliah (1910)
  • Good-by, Jack (1909)
  • In a Far Country (1899)
  • In the Forests of the North (1902)
  • Keesh, the Son of Keesh (1902)
  • Love of Life (1905)
  • Moon-Face (1902)
  • Negore the Coward (1904)
  • Samuel
  • South of the Slot (1909)
  • The Apostate (1906)
  • The Chinago (1909)
  • The Death of Ligoun (1902)
  • The Dream of Debs (1909)
  • The Dominant Primordial Beast (1903)
  • The Enemy of All the World (1908)
  • The God of His Fathers (1901)
  • The King of Mazy May (1899)
  • The Law of Life (1901)
  • The Leopard Man's Story (1903)
  • The Madness of John Harned
  • The Man With the Gash (1900)
  • The Mexican
  • The Minions of Midas (1901)
  • The One Thousand Dozen (1903)
  • The Red One (1918)
  • The Rejuvenation of major Rathbone (1899)
  • The Scarlet Plague (1912)
  • The Seed of McCoy (1909)
  • The Shadow and the Flash (1903)
  • The Strength of the Strong (1911)
  • The Sundog Trail
  • The Unparalleled Invasion (1910)
  • The White Silence (1899)
  • To Build a Fire (1902, revised 1908)
  • Told in the Drooling Ward
  • To the Man on Trail
  • War (1911)
  • When the World was Young (1910)
  • Who Believes in Ghosts! (1895)

Përkthimet në shqip

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Martin Iden" shtepia botiese Faim Frasheri
  • "Thundra e hekurt" shtepia botiese Faim Frasheri
  • Aventurat e Kapitenit Grif " Xhek London (Jack London) Përktheu: Lavdimir Marku Shtëpia botuese: ABC Viti: 2007 f. 192 Pesha: 0.18 kg


  1. ^ https://www.biography.com/writer/jack-london