Jailbreak
Jailbreak është procesi i heqjes së kufizimeve të vendosura nga Apple në pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS — këto pajisje përfshijnë iPhone, iPod touch, iPad, dhe gjeneratën dytë të Apple TV. Jailbreak lejon përdoruesit e iOS të fitojnë qasje të plotë në sistemin operativ, duke i lejuar ata të shkarkojnë aplikacione shtesë, shtojca, dhe tema që nuk mund të shkarkohen nëpërmjet Apple App Store. Fjala "jailbreak" vjen nga anglishtja që nënkupton nxjerrje (break) nga burgu (jail).[1] Një iPhone, iPod touch, ose iPad me jailbreak që përdor iOS mund ta përdorë ende App Store, iTunes, dhe funksionet e tjera normale, siç është kryerja e thirrjeve telefonike.
Jailbreaking është i nevojshëm nëse përdoruesi ka si qëllim të përdorë programe të paautorizuara nga Apple. Nën "Digital Millennium Copyright Act", jailbreak i iPhone është i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, edhe pse Apple ka deklaruar se kjo praktikë "mund të shkelë garancinë".[2]
Arsyet për jailbreak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdorimi i aplikimeve nga palë të treta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga arsyet kryesore për jailbreak është për të zgjeruar funksione të caktuara të kufizuaara nga Apple dhe App Store i saj.[3] Jailbreak lejon instalimin e çdo aplikimi dhe nuk i nënshtrohet miratimit nga Apple.[4] Aplikimet i nënshtrohen shqyrtimit nga ana e iPhone Developer Program License Agreement përpara se të jenë në dispozicion përmes Apple App Store.[5] Jailbreak lejon shkarkimin e programeve të pamiratuara nga Apple.[6]
Instalimi i programve të publikuara jashtë App Store ka potencial të ndikojë në jetën e baterisë dhe në qëndrueshmërinë e sistemit nëse porgrami është optimizuar dobët ose përdor shpesh shërbime që shkarkojnë baterinë (siç janë 3G apo Wi-Fi).[7][8][9]
Përdorimi i operatorëve të shumtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jailbreak hap gjithashtu mundësinë për të përdorur programe për të zhbllokuar jozyrtarisht celularë iPhone të bllokuar (që pranojnë karta SIM vetëm të një operatori), në mënyrë që të përdoren me operatorët e tjerë.[10]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mike Keller (13 shkurt 2012). "Geek 101: What Is Jailbreaking?". Geek Tech. PCWorld. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2012. Marrë më 15 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Leander Kahney (26 korrik 2010). "Apple's Official Response To DMCA Jailbreak Exemption: It Voids Your Warranty". Cult Of Mac. Marrë më 26 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chris Foresman (13 dhjetor 2010). "iPhone jailbreaker set to bring Cydia to Mac OS X". Infinite Loop. Ars Technica. Marrë më 2 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [1] Arkivuar 15 janar 2013 tek Wayback Machine Gizmowatch
- ^ Ryan Singel (15 prill 2010). "Apple App Store Bans Pulitzer-Winning Satirist for Satire". Wired. Marrë më 12 shkurt 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ FoxNews
- ^ Ellis Hamburger (3 maj 2011). "The Truth About Jailbreaking Your iPhone: The 5 Biggest Drawbacks". SAI: Tools. Business Insider. Marrë më 26 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Adam Dachis (5 maj 2011). "Four Reasons Not to Jailbreak Your iPhone, iPod touch, or iPad". Lifehacker. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2011. Marrë më 26 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Brennon Slattery (3 gusht 2010). "5 Reasons to Jailbreak Your iPhone – and 5 Reasons Not". Today @ PCWorld. PCWorld. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2011. Marrë më 26 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Brian X. Chen (7 gusht 2009). "6 Reasons to Jailbreak Your iPhone". Gadget Lab. Wired. Marrë më 1 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)