Jump to content

Jakovi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jakovi i Nisibit ka lindur në Mesopotami , ndoshta në Nisibi, kryeqytet i Mikdonisë dhe nderohet më 31 tetor dhe më 13 janar . U bë eremit në male duke përballur motin e keq. U dobësua nga ushqimi shumë i varfër dhe ushtrimi i trupit të tij, por shpirti iu forcua me anën e lutjes dhe të leximit.

Kishte dhuntinë e parashikimit. Gjithashtu në vitet 308 - 309 u dorëzua peshkop i parë i Nisibit. Solli pranë Krishtit shumë idhujtarë si dhe ata që nuk u kishin rezistuar torturave dhe kishin mohuar Krishtin gjatë kohës së persekutimeve. Vetë ai kishte vuajtur atëherë së tepërmi. U kujdes edhe për edukimin e bashkëpunëtorit të tij të mëvonshëm, shën Efremit të Sironit. Në vitin 325 , pasi mori pjesë aktive në Sinodin I Ekumenik të Nikesë, siç dëshmon Athanasi i madh, takoi në Bizant episkopin e atjeshëm, shën Mitrofanin, të cilin dhe e varrosi kur ndërroi jetë.

Në vitin 338 , kur persët kishin rrethuar pa rezultat Nisibin, ai veproi në mbrojtje të qytetit dhe dërgoi një re insektesh që pickoi kuajt dhe elefantët e armikut dhe i egërsuan ato. Fjeti në bedenat e qytetit dhe u varros në muret e tij. Lipsani i tij u bë simboli mbrojtës i qytetit. Shkroi vepra të pavërtetuara.