Jakup Keraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Jakup Keraj
Ditëlindja 15 shtator, 1933
Vendlindja Shkodër, Shqipëri
Ditëvdekja 7 dhjetor, 1987
Kombësia Shqiptar

modifikoni Konsultoni dokumentacionin e stampës

Jakup Keraj (Shkodër, 15 shtator, 1933 - 7 dhjetor, 1987) ishte një piktor shqiptar.[1] Keraj ishte një nga piktorët e rëndësishëm shqiptar të portretit në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai edhe pse jetoi dhe krijoi larg kryeqytetit në vendlindjen e tij, Shkodër, arriti të shquhet si një individualitet, që pati ndikim në pikturën realiste shqiptare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jakup Keraj lindi më 15 shtator 1933 në Shkodër, dajli i Ahmet Kerajt, pronar i një restoranti të vogël dhe ishte fëmija i parë nga 4 djemtë e tij. Mësimet e para mbi vizatimin dhe pikturën i mori nga piktori shkodran Simon Rrota dhe piktorja ruse, restauratorja e studjuesja e artit bizantin Viktori Puzanova dhe do të konsiderohej që fëmijë nxënësi “i veçantë” i saj.[1] Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë (1947-1951) nën drejtimin e piktorit Abdurrahim Buza. Keraj ishte student i grupit të parë të artistëve që studjuan në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës në Shën Petërburg, ish-BRSS dhe u kthye në Shqipëri në fundin e viteve ’50 (1951-1957).[1]

Ekspozita[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekspozita personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1964 - Ekspozoi në Shkodër me 88 punime në gjini të ndryshme (vaj, laps, akuarel, pastel)
  • 1976 - Ekspozoi në Shkodër me 100 punime në gjini të ndryshme
  • 1984 - Ekspozoi në Shkodër me 110 punime në gjini të ndryshme
  • 1984 - Ekspozoi në Pallatin e Madh të Kulturës, Tiranë ku paraqiti 96 punime të ndryshme (kompozime, portrete, peizazhe, natyra të qeta) nga të cilat 20 ishin vizatime (portrete dhe peizazhe)
  • 1996 - Ekspozitë me 30 punime të artistit në galerinë private “Dajti” (organizuar me punime të ndryshme nga familja Keraj)
  • 2002 - Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë me 40 punime nga Koleksioni i GKA, Tiranë, GA, Shkodër, Koleksioni i familjes Keraj dhe e koleksionistëve private në Shqipëri.
  • 2008 - Ekspozita “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë me 54 punime nga Koleksioni i familjes Keraj.

Ekspozita kolektive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1959 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 15 vjetorit të çlirimit (gjashtë punime)
  • 1960 - Ekspozita Kombëtare e portretit (dy punime)
  • 1961 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 20 vjetorit të themelimit të PPSH (dy punime)
  • 1963 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore (tre punime)
  • 1966 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 25 vjetorit të themelimit të PPSH (një punim)
  • 1976 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 35 vjetorit të themelimit të PPSH (një punim)
  • 1978 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (një punim)
  • Ekspozita Kombëtare me rastin e 35 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore

Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1960 - Vlerësohet me “Çmim të Parë” në gjininë e portretit.
  • 1963 - Vlerësohet me medalje bronzi në Bienalen e Aleksandrisë, Egjipt.
  • 1970 - Dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri I klasit III” (Nr Dekretit 4631)
  • 1986 - Merr titullin “Piktor i Merituar” (Nr. Dekretit 7068)
  • 2002 I jepet Urdhëri “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu (Nr.Dekretit 3555)
  • 2008 - Vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Drishti, Ylli. "Jakup Keraj". galeriakombetare.gov.al. Galeria Kombëtare e Arteve. Marrë më 19 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)