Janaq Paço
Janaq Paço (Konicë, 14 Mars 1914 - Tiranë, 11 korrik 1992) ka qenë skulptor shqiptar.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Konicë më 14 Mars 1914, vazhdoi shkollën e mesme në Selanik dhe më 1933 hyn në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Pati fatin të studionte dhe të punonte me nxënësin e Rodenit Kostandin Dimitriadhis. U kthye në atdhe më 1941.
Mbas çlirimit punoi mësues skulpture në Liceun artistik në Tiranë. Këtu doli në pension. Nga 1949 deri më 1959 punoi për monumentin "Skënderbeu" i vendosur në Krujë. Më 1968 u inagurua vepra "Skënderbeu" i Tiranës, ku ai ishte bashkautor me Odhise Paskalin dhe Andrea Manon. Në vitet '70-'90 realizon një cikël nudosh të cilat më 1955 do t'i thyente me dorën e tij. Realizon dy buste të Fan Nolit të përfunduara më 1960, një bust të Aleksandër Moisiut. Më 1973 përfundon "Gladiatorët" (3.5 m) të parashikuar për t'u vendosur hyrje të Amfiteatrit antik të Durrësit. Më 1982 përfundon grupin skulpturor "Skënderbeu me popullin" që është vendosur në hyrje të Muzeut Historik të Krujës. Në moshën 70 vjeçare iu dha titulli "Skulptor i Popullit". Në ekspozitën "Pranverë 89" në Galerinë Kombëtare të Arteve, fitoi çmimin e parë me "Portret vajze" e cila në vitin paraardhës nuk ishte lejuar të ekspozohej e cilësuar "vepër moderniste".
U nda na jeta më 11 korrik 1992.
Veprat artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Monumenti i Skënderbeut në Krujë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- shqiperia.com
- Elsa Demo "Purgatori i Janaq Paços", Gazeta Shekulli
- "Madhështi dhe Intimitet", dokumentar nga Fatos Morina
- Artikuj publicistike ne Biblioteken Kombtare