Java Development Kit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Zhvillues | Sun Microsystems |
---|---|
Versioni i fundit | 6 Update 12 / 2009-02-02 |
Sistemi operativ | Ndër-platformik |
Përdoret për | Komplet për zhvillimin e softuerit |
Licenca | Sun License (shumica është lëshuar edhe nën GPL) |
Faqja zyrtare | http://java.sun.com/javase/downloads/index.jsp |
Kompleti zhvillues për Java (ang. Java Development Kit ose shkurt JDK) është një produkt i kompanisë Sun Microsystems i cili shënjestron programorët që shfrytëzojnë gjuhën programuese Java. Që nga sipërfaqësimi i gjuhës programuese Java, JDK ka qenë dhe ende është kompleti më i shfrytëzuar për zhvillim brenda kësaj gjuhe. Më 17 nëntor të vitit 2006, Sun deklaroi që do ta bënte JDK-në të lirë duke e lëshuar nën licencën GNU General Public License (GPL). Kjo gjë u realizua më 8 maj të vitit 2008[1] ku kodi burimor i JDK-së u kontribuua në OpenJDK.
Përmbajtja e JDK-ës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vijim janë të shfletuara veglat për krijimin dhe ndërtimin e aplikacioneve, ku këto vegla paraqesin themelin e JDK-së[2]:
- javac – Përpiluesi i cili konverton kodin burimor në Java bajtkod.
- java – Ngarkuesi i Java aplikacioneve. Kjo vegël paraqet një interpretues i cili mund të procesoj (interpretoj) skedat e klasave të prodhuara nga përpiluesi javac.
- javadoc – Prodhuesi i dokumentacionit, i cili prodhon dokumentacionin automatikisht nga komentet në kodin burimor.
- apt – Është shkurtesë për ang. Annotation Processing Tool, ku kjo paraqet veglën për procesimin automatik të anotacioneve që gjenden brenda kodit burimor.
- appletviewer – Kjo vegël shfrytëzohet për procesin e debug-imit si dhe të ekzekutimit të Java apleteve, pa pasur nevojë për shfletues interneti.
- jar – Arkivuesi i cili bën paketimin e librarive të klasave në një JAR skedë të vetme. Kjo vegël shfrytëzohet edhe për menagjimin e JAR skedave.
- jdb – Ky është debugger-i.
- javah – Prodhuesi i skedave header si dhe kodit burimor në gjuhën programuese C nga skedat e klasave të Java-së. Skedat e krijuara nga javah shfrytëzohen për ndërveprimin në mes të C-së dhe Java-së.
- javap – Shpërbërësi i skedave të klasave.
- extcheck – Kjo vegël detekton konfliktet në mes të JAR skedave.
Duhet veçuar që JDK shoqërohet edhe me Java Runtime Environment, si dhe shembuj të shumtë për demonstrimin e pothuajse të gjitha pjesëve të Java API.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Sun Fulfills Promise of Open and Free Java Technology and Releases Java SE Platform to OpenJDK Community". PR Newswire Association, LLC. 2007-05-08. Marrë më 2009-02-04.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "JDK Development Tools: Basic Tools". Sun Microsystems, Inc. 2004. Marrë më 2009-02-04.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)