Joan Boocock Lee

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Joan Boocock Lee

Joan Lee (mbiemri i vajzërisë Boocock; 5 shkurt 1922 – 6 korrik 2017) ishte një modele e kapelave dhe aktore zanore britanike-amerikane. Ajo ishte gjithashtu e njohur martesën rreth 70 vite me shkrimtarin ikonë të librave komik, Stan Lee. Në vitet 1940, Lee ishte një modele e kapelave në New York City kur ajo u takua me Lee. Në vitet e saj të mëvonshme, ajo u bë aktore zanore dhe dha zërin e saj në Spider-Man dhe Fantastic Four në vitet 1990.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindja e Joan Boocock u regjistrua në 5 shkurt 1922 në Castle Ward Rural District (tani pjesë e Newcastle's Metropolitan Borough) sipas regjistrimeve të saj të lindjes.[1] Emri i vajzërisë së nënës së saj ishte Clayton.

Në një intervistë, ajo tha se ajo lindi në Gosforth, Newcastle, dhe u rrit edhe atje ashtu edhe në Fawdon.[2] Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo u nis për në Shtetet e Bashkuara pas martesës me një ushtarak amerikan.

Martesa me Stan Lee[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet e para të saj, Joan Lee ishte një modele e njohur e kapelave në zonën e qytetit të Nju Jorkut,[3] deri sa ajo u takua me Stan Lee në New York.[4] Pasi e dorëzoj aplikimin për divorc, ajo u zhvendos për një kohë të shkurtër në Reno, Nevada me Lee për të vendosur për vendbanimin. Në vitin 1947, ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë, ushtaraku amerikan, dhe menjëherë u martua me Stan Lee në dhomën tjetër. Një gjykatës e kishte dhënë divorcin e saj vetëm një orë më parë.

Së bashku, ata kishin dy vajza, Joan Celia "J.C." Lee (l. 1950) dhe Jan Lee, e cila vdiq tre ditë pas lindjes në vitin 1953.[5][6] Në 1949, çifti bleu një shtëpi dykatëshe me tre dhoma gjumi në Woodmere, Long Island, New York, duke jetuar atje deri në vitin 1952.[7]

Në disa versione të origjinës së Fantastic Four, Lee ia atribuon Joan-ës për frymëzimin e tij. Ai ishte në depresion për karrierën e tij dhe mendonte të linte biznesin. Lee i tha burrit të saj: "pse nuk shkruan një komik që do të ishit krenar?" [8] Pas kësaj, Stan Lee krijoi Katër Fantastikët.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1981, Stan dhe Joan Lee u zhvendos nga New York City në Los Angeles, Kaliforni. Lee bëri punë zanore në dy shfaqjet e animuara Marvel, Fantastic Four, si Miss Forbes në katër episode në vitin 1994.Ajo dha zërin e saj si një zë kompjuterik në serinë televizive Iron Man për tre episode në vitin 1994.. Ajo u shfaq në Spider-Man si Madame Web.[9] Ajo u shfaq si Madame Web në tetë episode që përfshin nga viti 1996 deri më 1998.

Shkrimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lee gjithashtu shkroi një roman në vitit 1987 të titulluar The Pleasure Palace.[10] Ishte për një burrë që përpiqej të ndërtonte linjën më luksoze në oqean derisa kishte lidhje romantike me disa gra në të njëjtën kohë. Sipas vajzës së saj Joan, ajo kishte edhe tre romane të tëjera të pabotuara por të përfunduara në shtëpi.

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lee vdiq më 6 korrik 2017, në Los Anxhelos nga komplikimet lidhur me goditjet e zemrës, pasi u shtrua në spital për një javë.[11] Megjithëse burime të shumëfishta e vlerësuan atë si 93 vjeç në kohën e vdekjes së saj, të dhënat e lindjes britanike tregojnë se ajo ishte, në të vërtetë, 95 vjeçe.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti title Roli Shënime Ref
1994 Iron Man Zë kompjuterik [12]
1994 Fantastic Four Miss Forbes
1996–1998 Spider-Man Madame Web
2002 Stan Lee's Mutants, Monsters & Marvels Vetveten Dokumentar [13]
2003 Comic Book Superheroes Unmasked Vetveten Dokumentar
2010 With Great Power: The Stan Lee Story Vetveten Dokumentar
2016 X-Men: Apocalypse Joanie Lee Live-action, cameo

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Profile". freebmd.org.uk. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Comic book legend Stan Lee inspired by Newcastle-born wife". Chronicle Live. 23 shkurt 2013. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Joan Lee, wife of comics legend Stan Lee, dies at age 93". ABC News. 6 korrik 2017. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Andy Lewis (6 korrik 2017). "Joan Lee Dead: Wife of Comics Legend Stan Lee Dies at 93 [sic]". The Hollywood Reporter. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Stan & Joan Lee's Love Story". Daily Entertainment News. Marrë më 30 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Lee, Mair, p. 69
  7. ^ Lewine. "Images 4–5". Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2009. Marrë më 27 prill 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Rebecca Rubin (6 korrik 2017). "Stan Lee's wife, Joan Lee, Dead at 93 [sic]". Variety. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Patrick Hipes. "Joan Lee Dies: Wife Of Comics Icon Stan Lee Was 93 [sic]". Deadline. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Kate Feldman (6 korrik 2017). "Joan Lee, wife of Marvel legend Stan Lee, dead at 93 [sic]". The New York Daily News. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Abigail Abrams (6 korrik 2017). "Joan B. Lee: Wife of Comics Legend Stan Lee, Dies at 93 [sic]". TIME. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Joan Lee, wife of comics legend Stan Lee, dies at age 93". The San Francisco Chronicle. Marrë më 7 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. ^ Jenna Busch (6 korrik 2017). "RIP Joan Lee, Wife of Stan Lee, Dead at 93". Comic Soon.net. Marrë më 11 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Joan Boocock Lee tek IMDb