Shko te përmbajtja

Julius Robert Oppenheimer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
J. Robert Oppenheimer
Oppenheimer, Stampa:C.
Lindi
Julius Robert Oppenheimer

22 prill 1904
New York City, SHBA
Vdiq18 shkurt 1967 (62 vjet)
Arsimi
Njohur për
Bashkëshorti/jaKatherine "Kitty" Puening (m. 1940)
Fëmijë2
Të afërmFrank Oppenheimer (vëlla)
Çmimet
Karriera shkencore
FushatFizika teorike
Institucionet
TezaZur Quantentheorie kontinuierlicher Spektren (1927)
Këshilltarët e doktoraturësMax Born
Studentët e doktoraturës
Nënshkrimi

Julius Robert Oppenheimer (22 prill 1904 - 18 shkurt 1967) ishte fizikant teoricien amerikan dhe profesor i fizikës në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Oppenheimer ishte drejtuesi i luftës në Laboratorin e Los Alamos dhe është në mesin e atyre që janë quajtur si "baballarët e bombës nukleare" për rolin e tyre në Projektin Manhattan, që ishte një ndërmarrje e Luftës së Dytë Botërore për të zhvilluar armët e para bërthamore. Bomba e parë bërthamore u shpërthye me sukses në 16 korrik 1945, në provën e Trinitetit në New Mexico. Oppenheimer më vonë tha se gjatë kësaj ngjarje i kishin ardhur në mendje fjalë e Gita Bhagavad: "Tani unë jam bërë vdekja, shkatërruesi i botëve".[1] Në gusht 1945, këto armët u përdorën në bombardimin e Hiroshimas dhe Nagasakit.

Pasi mbaroi lufta, Oppenheimer u bë kryetar me ndikim i Komitetit të Përgjithshëm Këshillëdhënës së Komisionit të Energjisë Atomike së Shteteve të Bashkuara, që u krijuar rishtazi. Ai e përdori atë pozicion për të lobuar në kontrollin ndërkombëtar të energjisë bërthamore, për të shmangur përhapjen e armëve nukleare dhe garën e armatimit nuklearë me Bashkimin Sovjetik. Pasi provokoi zemërimin e shumë politikanëve me mendimet e tij të shprehura gjatë Frikësimit të Dytë të Kuq (Second Red Scare), sipasoj atij iu hoq leja e sigurisë (për të aksesuar informacione konfidenciale (security clearance) ) në një seancë shumë të reklamuar më 1954, dhe u zhvesh në mënyrë efektive nga ndikimi i tij i drejtpërdrejtë politik; por vazhdoi të ligjërojë, të shkruajë dhe të punojë në fizikë. Nëntë vjet më vonë, Presidenti John F. Kennedy i dha (Lyndon B. Johnson e prezantoi) Çmimin Enrico Fermi si gjest i rehabilitimit politik.

Arritjet e Oppenheimerit në fizikë përfshinin përafrimin e Born-Oppenheimer për funksionet e valëve molekulare, punën në teorinë e elektroneve dhe pozitroneve, procesin e Oppenheimer-Phillips në shkrirjen bërthamore dhe parashikimin e parë të tunelizimit kuantik . Me studentët e tij ai dha gjithashtu kontribute të rëndësishme në teorinë moderne të yjeve neutron dhe vrimat e zeza, si dhe në mekanikën kuantike, teorinë kuantike të fushës dhe ndërveprimet e rrezeve kozmike. Si mësues dhe promovues i shkencës, ai mbahet mend si një nga etërit themelues të shkollës amerikane së fizikës teorike që fitoi përparësi botërore në vitet '30. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë drejtor i Institutit për Studime të Avancuar në Princeton, New Jersey.

  1. Hijiya, James A. (qershor 2000). "The Gita of Robert Oppenheimer" (PDF). Proceedings of the American Philosophical Society (në anglisht). 144 (2). ISSN 0003-049X. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 nëntor 2013. Marrë më 23 dhjetor 2013.