Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian
Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian (KKIE) i Republikës së Kosovës është mekanizëm bashkërendues institucional nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës. Këshilli është themeluar me dekret të Presidentes Atifete Jahjaga, më 27 mars 2012. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Këshilli bashkërendon ndërtimin e konsensusit institucional dhe shoqëror dhe rekomandon konkretizimin e veprimeve në procesin e integrimit evropian.[1]
Funksionet e Këshillit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian ka këto funksione:
- Të përcaktojë orientimin strategjik të procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës;
- Të koordinojë dhe harmonizojë qëndrimet e institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, me qëllim që të sigurojë përkrahjen e nevojshme institucionale politike dhe shoqërore për zbatimin e reformave të nevojshme;
- Të përcjellë progresin e Republikës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian;
- Të japë rekomandime për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe për negociatat me Komisionin Evropian dhe me shtetet anëtare të BE-së.[2]
Anëtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Udhëheqëse – Presidentja e Republikës së Kosovës;
Anëtarë të Këshillit janë:
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës;
- Kryeministri i Republikës së Kosovës;
- Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian;
- Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme;
- Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës;
- Udhëheqësit e partive dhe subjekteve politike parlamentare / shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës;
- Ministri i Punëve të Jashtme;
- Ministrja e Integrimit Evropian;
- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal;
- Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës;
- Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës;
- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës;
- Përfaqësues nga shoqëria civile.[2]
Rëndësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke pasur parasysh që procesi i integrimit evropian kërkon bashkërendim të gjerë të një numër çështjesh komplekse ndërmjet Qeverisë, Kuvendit, partive politike në pozitë dhe opozitë, gjyqësorit, komunave, shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe të biznesit, Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian shërben si platformë zyrtare për të lehtësuar bashkërendimin dhe për të vendosur një konsultim sistematik në procesin e integrimit evropian. Kjo platformë është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasiqë do të mundësojë një kurs të qartë dhe stabil të vendit drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, pavarësisht ndryshimeve në të ardhmen të forcave politike në Kuvend apo Qeveri.
Strategjia Kombëtare për Integrim Evropian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bazuar në funksionet e Këshillit dhe fillimin e punës praktike drejt ndërtimit të konsensusit të gjerë kombëtar, në takimin e parë dhe themelues të Këshillit u rekomandua themelimi i "Task Forcës për Integrim Evropian," që ka për qëllim hartimin e Strategjisë së parë Kombëtare për Integrim Evropian të Republikës së Kosovës, duke siguruar konsensus të plotë me të gjithë akterët e shoqërisë kosovare të involvuar në këtë proces.[3] Strategjia Kombëtare për Integrim Evropian pritet të përfundojë në qershor të vitit 2013.[4] Zbatimi i kësaj Strategjie do të ndihmojë në përshpejtimin e mëtutjeshëm të procesit të integrimit evropian, duke e sjellë Kosovën më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sukseset dhe kritikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian ka arritur të bëhet një mekanizëm i rëndësishëm kombëtar që përfshinë të gjithë akterët bartës në procesin e integrimit evropian. Në takimet e Këshillit janë diskutuar rregullisht të gjitha çështjet kryesore në procesin e integrimit, duke mobilizuar institucionet dhe duke mbajtur konsensusin në lidhje me prioritetet, sfidat dhe rrugën që duhet ndjekur.[5]
Këshilli gjithashtu ka arritur të promovojë të arriturat e vendit karshi institucioneve dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në agjendën evropiane. Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka mirëpritur themelimin e Këshillit dhe ka lavdëruar lidershipin e Presidentes Jahjaga në këtë proces, duke thënë se Këshilli dërgon sinjal të duhur për angazhimin e Kosovës në agjendën evropiane.[6][7]
Në takimin inaugurues të Këshillit mori pjesë edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, i cili lansoi zyrtarisht Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian dhe Komisionari Fule kanë vlerësuar lartë punën e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, duke theksuar se "qasja gjithëpërfshirëse është thelbësore për përshpejtimin e procesit drejt antarësimit në Bashkimin Evropian."[8]
Themelimin e Këshillit e kanë përkrahur gati të gjitha subjektet politike dhe shoqëria civile në vend, duke e vlerësuar si "hap që shënon në ndërtimin e unitetit apo konsensusit mbarështetëror, politik e shoqëror lidhur me procesin integrues të Kosovës."[1] Kundër themelimit të Këshillit është deklaruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje!. Në letrën dërguar Presidentes Atifete Jahjaga, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti “vlerësoi si të panevojshëm themelimin” e këtij Këshilli.[9]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Presidenca e Republikës së Kosovës
Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Themelohet Këshilli Kombëtar i Integrimeve Evropiane". Kosova Sot. 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Rregullat e Procedurës" (PDF). Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 maj 2013. Marrë më 30 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Përfundimet e takimit inaugurues" (PDF). Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian. 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fyle ua tregon detyrat". Gazeta Express. 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian: Të fuqizohet axhenda e integrimeve". Lajme shiqp. 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Statement by President Barroso following his meeting with President of Kosovo". European Commission. 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "EU leaders welcome Kosovo's progress". EU Info Center. 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Address to the National Council on European Integration". European Commission. 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vetëvendosje kundër themelimit të Këshillit për Integrime Evropiane". Gazeta Express. 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)