Kërceni tek përmbajtja

Kakunj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kakunje
Map
Popullata
 • Total
500 banorë

Kakunja (Kakuj;Kakunjë, etj) është një fshatnjësinë administrative Baldushkrrethin e TiranësShqipërisë. Fshati ndodhet rreth 25 km nga qyteti i Tiranës dhe shtrihet në jug-lindje të tij. Kufizohet me fshatrat Veski, Koçaj (njësia administrative Baldushk), Cacabeze (Njësia administrative Pajovë, Peqin), Bodin (njësia administrative Gracen), Lugë-Shalqizë (njësia administrative Berzhitë).

Territori i fshatit Kakunjë ndodhet në një luginë që përshkohet nga lumi i Zhullimës dhe përbëhet nga fusha dhe kodra të vogla. Kodrat janë të veshura kryesisht me pyje të llojit mare, ilqe, dëllinjë, shqopë, etj. Gjithashtu fshati ka nën teritorit e tij një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh halore të llojit pishë. Si pikë e njohur turistike është ujëvara e Askolajt e cila është vitet e fundit është shndërruar në një atraksion shumë i njohur turistik i qytetit të Tiranës por jo vetëm. Po ashtu ka bare dhe restorant “Restorant Kakunjë e Vjetër” ku mund të provoni disa gatime të zonës dhe ushqime bio.

Në fshat banojnë përafersisht 500 banorë. Vendbanimet e tyre janë të përqendruara kryesisht rrëze kodrave por edhe në lagje. Vendbanimet janë ndërtesa 1-2 katëshe të ndërtuara 20 vitet e fundit. Banorët meren kryesisht me bujqësi (perime,fruta,vreshtari,ullinj) dhe me pak me blegtori (lopë, dele, shpendë shtëpiake dhe gjela deti). Gjatë 20 viteve të fundit, fshati ka marrë një zhvillim të dukshëm si ekonomik ashtu dhe social si pasojë e arsimimit të brezave të rinj si edhe nga remitancat dhe investimet e emigrantevë të cilët punojnë në vende të ndryshme evropiane.

Ujëvara e Askolajt, Kakunjë

Historiku i fshatit daton që në periudha të hershme të historisë sonë. Këtë e faktojnë rrënojat e Kishës së Shën Mërisë e cila është një kishë 1500 vjeçare. Gjithashtu vendbanimet e hershme të fshatit në majën e një kodre, ullishta e fshatit qe thuhet se është mbi 500 vjecare si edhe varrezat e vjetra të fshatit tregojne lashtësine dhe historikun e tij. Pas viteve '90 Kakunja e vjetër është e braktisur tërësisht dhe banorët kanë zbritur të gjithë në Kakunjën e re, e cila ndodhet më poshtë. Pertej ketij fakti banoret edhe sot shfrytëzojnë pozitën gjeografike dhe kushtet atmosferike të fshatit të vjetër duke mbjellë parcela të reja me ullinj dhe pemë të tjera.