Njësia administrative Baldushk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Njësia administrative Baldushk
Njësia administrative Baldushk is located in Shqipëria
Njësia administrative Baldushk
Njësia administrative Baldushk
Njësia administrative Baldushk (Shqipëria)
41°12′50″V 19°47′49″L / 41.214°V 19.797°L / 41.214; 19.797Koordinatat: 41°12′50″V 19°47′49″L / 41.214°V 19.797°L / 41.214; 19.797
Administrimi
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Tiranës
Rrethi Rrethi i Tiranës
Bashkia Bashkia Tiranë
Të dhënat bazë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)


Njësia Administrative Baldushk është një njësi administrative në Bashkinë TiranëShqipëri.[1]

Ajo ndodhet 15 km në jug-perëndim të qytetit të Tiranës. Komuna Baldushk kufizohet në veri nga fshatrat Vishaj dhe ArbanëNjësisë Administrative Vaqarr, në lindje nga fshati Lugë-Shalqizë i Njësisë Administrative Bërzhitë dhe fshatrat Durisht e PetrelëNjësisë Administrative Petrelë, në jug nga fshati Pajovë i Njësisë Administrative PajovëRrethit të Peqinit, dhe në perëndim nga fshatrat Çaush, Dorëz, Grecë dhe GrorNjësisë Administrative Pezë dhe me Rrethin e Kavajës.

Territori i Baldushkut ndodhet në një luginë që përshkohet nga lumi i Zhullimës dhe përbëhet nga fusha, kodrina të vogla deri mesatare, shpate e lugina. Ky territor është i veshur me pyje shkurre të llojeve mare, dëllinjë, shkozë, shqopë, lis, frashër etj. Pyjet e komunës janë natyrorë, përjashtuar një sipërfaqe rreth 770 ha me pishë mesdhetare e mbjellë me fidanë para shumë vitesh. Gjithashtu në territorin e komunës ndodhen edhe mjaft sipërfaqe të shkreta, joproduktive. Baldushku ka 14 fshatra, të cilët banohen nga 5267 banorë. Vendbanimet janë të përqëndruara kryesisht në lagje të vogla rrëzë kodrave dhe lidhen mes tyre me rrugë të kryqëzuara. Shtëpitë janë kryesisht ndërtime të reja 1-2 katëshe. Prodhimi bujqësor i zonës bazohet në prodhimin bio të perimeve, fruti kulturë, pemore, ullishte 25 mijë rrënjë. Zona është e njohur dhe për rritjen e shpendëve (gjelave të detit) traditë e zonës. Përsa i përket turizmit në territorin e komunës ndodhen fshatrat piktoreskë Mumajes Kodër dhe Shpat ku ndodhet çezma historike e Mamicës dhe një shpellë e thellë 30m. Në fshatin Kakunjë ndodhet kisha e vjetër e Shën Mërisë.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Baldushku numëron një popullsi prej 5267 banorësh, të shpërndarë në 14 fshatra.

Shpërndarja e popullsisë sipas fshatrave

  1. Mumajes 354 banorë
  2. Fushas 699 banorë
  3. Balshaban 394 banorë
  4. Baldushk 456 banorë
  5. Shpat/Rrovë 338 banorë
  6. Isufmuçaj 438 banorë
  7. Mustafakoçaj 461 banorë
  8. Koçaj 319 banorë
  9. Veski 428 banorë
  10. Kakunjë 412 banorë
  11. Parret 206 banorë
  12. Shënkoll 165 banorë
  13. Shpat 183 banorë
  14. Vrap 414 banorë

Komuna gjithsej 5267 banorë (Të dhënat janë të vitit 2008)

Të dhënat e zyrës së gjëndjes civile të komunës vërtetojnë rënie të numrit të popullsisë për periudhën kohore 2005 - 2008. Nga 6392 në 5267 banorë dhe nga 1147 në 1028 familje. Largime të popullsisë kanë ndodhur veçanërisht në fshatrat e thellë kodrinorë si Vrap, Shënkoll, Parret dhe Shpat. Në këto fshatra terreni është i thyer.

Vendbanimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 shtator 2011. Marrë më 8 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]