Jump to content

Kalaja e Balibardhës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gradishta e Balibardhës
Skeda:Figura10BalibardheKodra.jpg
Pamje e kodrës së kalasë
LlojiArkeologji
VendndodhjaBalibardhë, Rrethi i Beratit, Shqipëri
Organi drejtuesDRKK Berat
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
PërcaktuarUrdher i Ministrise e Arsimit dhe e Kulturës Dt. 08.01.1977
TipologjiaKala, qëndër e banuar e fortifikuar

Kalaja e Balibardhës e quajtur ndryshe dhe Gradishta e Balibardhës, ndodhet midis fshatrave Qereshnik e Balibardhë të rrethit Berat, në majën e një kodre me lartësi 692 m mbi nivelin e detit. Kalaja është një monument i trashëgimisë kulturore në Rrethin e Beratit, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me Urdher te Ministrise e Arsimit dhe e Kulturës Dt. 08.01.1977.[1]

Kodra mbi të cilën ndodhet kalaja ka pozitë dominuese mbi fshatin Janicë. Në jugperëndim kalaja shikon luginën e lumit Osum, në perëndim fushën e Myzeqesë, në veri malet e Sulovës, ndërsa në juglindje ndodhet masivi i Tomorrit.Gjatë ekspeditës përnjohëse të projektit FoAP në fortifikimin e Gradishtës së Balibardhës, u arrit të ndiqej pjesërisht linja e murit fortifikues të kodrës, kjo për arësye vështirësive që ofronte terreni, kryesisht bimësia e dendur. Kjo arësye e fundit pengonte gjithashtu kontrollin për gjetje sipërfaqësore të territorit të rrethuar të fortifikimit. Linja e ruajtur e murit ndjek konturet e majës së kodrës. Muri është i ndërtuar me blloqe ranore të gatshëm, në formë izodomike me përmasa mbi 1, 30 m x 0, 80 m x 0, 30 m. Gradishta e Balibardhës paraqitej në gjendje jo të mirë për shkak të faktorëve natyrorë, të tillë si rrëzimi i gurëve, vegjetacioni por gjithashtu edhe gërmimet klandestine të viteve të fundit, gjurmët e të cilave duken në të gjithë sipërfaqen e majës së kodrës.[2] Sipas burimeve gojore të fshatarëve të zonës, por edhe nga vëzhgimi ynë paraprak, kjo kala i është nështruar gërmimeve klandestine në anën lindore të saj si dhe në brendësi të mureve ku u evidentua një gropë e përmasave 3 m x 3 m.

  1. ^ Lista e Monumenteve: Rrethi I Beratit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 qershor 2016. Marrë më 15 korrik 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "List of castles of Albania". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2017. Marrë më 14 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)