Jump to content

Kalaja e Grabovës së Poshtme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Grabovës së Poshtme
Kalaja e Grabovës së Poshtme is located in Earth
Kalaja e Grabovës së Poshtme (Earth)
LlojiArkitekture dhe Urbanistike
VendndodhjaGrabovë e Poshtme, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri
Koordinatat40°46′21″N 20°22′33″E / 40.7725°N 20.375944°E / 40.7725; 20.375944
NdërtuarShek. IV-V
Organi drejtuesDRKK Elbasasn
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësGR006
TipologjiaFortifikim

Kalaja e Grabovës së Poshtme është një monument i trashëgimisë kulturoreGrabovë e Poshtme, rrethi i Gramshit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture dhe Urbanistike", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973".

Histori dhe përshkrim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grabova e Poshtme ndodhet në skajin juglindor të krahinës së Bercës. Ajo ndodhet në komunën Shënepremte. Kalaja ndodhet pranë rrugëve të njohura që lidhin luginën e Osumit me atë të Devollit, në drejtim të Korçës. Mjedisi ku janë gjurmët e kalasë është i sheshtë. Më e mbrojtur është ana veriore dhe veriperëndimore e kalasë, nga pikëpamja natyrore. Kalaja ka pasur formën afërsisht katërkëndëshe dhe dy kulla gjysëm rrethore. Ana lindore, zonë më pak e mbrojtur nga ana natyrore, mbrohej nga kulla. Në mjedisin e brendshëm të kalasë mund të gjesh fragmente qeramike enësh me parete të holla, fragmente pitosash , etj. Duke u mbështetur në të dhënat e mesiperme, mendohet se kjo kala i përket shekujve IV-V të erës sone. Nga kjo kala ruhen shume pak gjurmë mbi sipërfaqe.[2]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GRAMSHIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 17 dhjetor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]