Jump to content

Kalaja e Kaçanikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Kaçanikut
Kalaja e Kaçanikut
LlojiFortesë
VendndodhjaKaçanik, Kosovë
Ndërtuar1590
ArkitektiKoxha Sinan Pasha
Emri zyrtar: Monument
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar2012
Nr. i referencës143

Në qendrën e qytetit të Kaçanikut, në bregun perëndimor të lumit Lepenc, gjendet kalaja e cila daton nga shek.XVI. Sipas dokumenteve të shkruara, kalaja e Kaçanikut është ndërtuar me urdhrin e bërë më 1582 nga Sulltan Murati II, nga ana e Koxha sinan Pashës. Kështjella filloi të ndërtohej më 1586 dhe përfundon më 1590. Sot nga kalaja e Kaçanikut kanë mbetur vetëm dy mure, njëri në perëndim dhe tjetri në veri, së bashku me portën hyrëse dhe kullën cilindrike që ndodhet në anën e dhjathtë të portës. Muri jugor që përshkonte rrjedhën e lumit Lepenc dhe muri lindur janë rrënuar gjatës kohës.[1]

Nga 40-50 shtëpitë për ushtarë që kanë ekzistuar dikur në oborrin e kalasë, sot nuk gjendet asnjë. Muret e kalasë kanë një gjerësi prej 1.60 metrash. Si material ndërtimi, mjeshtrit e kohës, kanë përdorur gurin, ndërsa për material lidhës kanë përdorë llaçin gëlqeror. Veç tyre, janë përdorë edhe tullat, por kryesisht për dekorim. Ato i hasim mbi portën e vetme hyrëse në kala. Porta me hark ndahet nga muri me një punim frizi si nga ana e jashtme, si nga ana e brendshme. Në të dy anët, rreshti i parë ka 22 tulla, ndërsa i dyti ka 23 tulla. Tullat kanë ndërmjet tyre nga një gur të latuar. Gjithashtu, frizi përfundon me tulla të vendosura njëra pas tjetrës për kufizimin me murin mbi të. Një punim dekorues ndodhet edhe në derën hyrëse të kullës cilindrike. Edhe tek ajo pjesë na paraqiten tullat që formojnë harkun me dy rreshta, por kësaj here të vendosura njëra pas tjetrës, dhe patjetër një ndarje me murin mbi të e bëjnë një radhë tjetër tullash që janë të vendosura horizontalisht mbi dy radhët e mësipërme. Tek porta hyrëse dhe dera e kullës cilindrike, dekorimi është realizuar në tërë thellësinë e murit, pra nuk bëhet fjalë për dekorim vetëm anësor. Gjatë viteve ‘60-‘70 të shek. XX në brendi të kalasë është ndërtuar një objekt hotelerie, që ka ndikuar negativisht në ruajtjen e origjinalitetit të kalasë. Kjo kala paraqet një lokalitet me rëndësi të madhe kulturore, historike, shkencore dhe shoqërore. Në mënyrë që të ruhen këto vlera, Kalaja e Kaçanikut ka nevojë për ndërhyrje konservuese dhe restauruese.[1]

  1. ^ a b "Databaza e trashëgimisë kulturore - Kalaja e Kaçanikut". Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 5 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Kalaja e Kaçanikut – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale