Jump to content

Kalaja e Mbolanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Mbolanit
LlojiArkeologji
VendndodhjaMbolan, Uravajgurore, Berat, Shqipëri
NdërtuarShek. IV – V P.E.R [1]
Organi drejtuesDRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar10.06.1973
Nr. i referencësBR067
TipologjiaKala Malore

Kalaja e Mbolanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Mbolan, Njësia administrative Sinjë, në qarkun e Beratit, Shqipëri [2]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar më "10.06.1973".

Histori dhe përshkrim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalaja e Mbolanit nga formulimi planimetrik dhe disa elemente të fortifikimit, paraqitet të jetë ndërtuar ndërmjet periudhës së parë dhe të dytë të hekurit, pra ne shekullin e V-te P.E.R. Me fortifikimet e periudhës së parë të hekurit atë e lidh teknika endërtimit me gurë të papunuar dhe mungesa e kullave, ndërsa me periudhën e dytë, kthesat me kënde të drejta për të mbrojtur hyrjet ose për të ndryshuar drejtimin e murit, ndjekja e linjave të drejta të mureve, dhe së fundi një përpunim i trashë i faqeve të jashtme të gurëve.[1]

Kalaja ndodhet një kodër, në të majtë të rrugës Berat-Sinjë. Linja e mureve rrethuese është shumë e qartë me sy të lirë dhe ndjek konturet e kodrës. Muret e kalasë së Mbolanit rrethojnë një sipërfaqe prej 3 ha dhe jane 660m te gjate. Muri rrethues është i ndërtuar me blloqe gurësh gëlqerorë në ngjyrë gri, të cilat kanë formën e shtresave gëlqerore. Përmasat e tyre variojnë nga 0,30m x 0,30m në 2,50m x 0,90m. Linja e mureve ruhet në një lartësi prej 0,50 m dhe në disa raste edhe më tepër. Në qendër të kalasë, në pjesën më të ngritur të saj, ndodhet Akropoli, që ka një formë katërkëndëshe me një qoshe të prerë për të krijuar mundësinë e flankimit të hyrjes. Duke u nisur nga dy qoshe të këtij katërkëndëshi, zbresin dy mure të drejta, deri te muri rrethues kryesor dhe krijohet kështu një ndarje e tretë, e cila komunikon nëpërmjet një porte me gjerësi 4m me pjesën tjetër të kalasë. Muret janë ndërtuar me gurë gëlqerorëtë te shtresëzuar, ku gjatësia e një guri arrin nganjëherë deri në 1m dhe lartësia nuk e kalon 0.20m. Gjerësia e murit rrethues të platformës është 1.40 m, ndërsa e mureve të brendshme ndarës 2.30m.[1]

Në ambientet e brendshme të kalasë jane evidentuar gjurmë të një stereje uji, në formë rrethore, si dhe disa ambiente të tjera të papërcaktuara të cilat mbase kanë lidhje me godina banimi. Ambiente të tjera ruhen edhe në anën lindore, jashtë murit rrethues. Në sipërfaqe ka gjurmë te shumta qeramike, të cilat janë kryesisht tjegulla e parete qeramike. Megjithëse muret e kalasë së Mbolanit ruhen në gjendje relativisht të mirë, vendbanimi shpesh herë i është nënshtruar gërmimeve klandestine dhe marrjes së gurëve për material ndërtimi.

  1. ^ a b c Gjerak Karaiskaj (1981). Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri. Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 27. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I BERATIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 tetor 2017. Marrë më 10 qershor 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)