Shko te përmbajtja

Kalaja e Trajanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Trajanit
Kalaja e Trajanit ndodhet në Shqipëria
Kalaja e Trajanit
Kalaja e Trajanit në hartë
LlojiArkeologji
VendndodhjaTren, Devoll, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°40′20″N 20°59′59″E / 40.672333°N 20.999827°E / 40.672333; 20.999827
NdërtuarPeriudhe pare e hekurit
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar6 /15.01.1963
Nr. i referencësDV004
TipologjiaKala

Kalaja e Trajanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Tren, rrethin e Devollit, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "6 /15.01.1963".

Përshkrimi dhe historia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përbëhet nga 5 radhë muresh, çka tregon sigurinë e madhe që ofronte.[2] Ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 22ha. Muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 km. Fortifikimi ngrihet mbi një kodër 400 m të lartë në afërsi të shpellës së Trenit. Një faqe e kodrës krejt shkëmbore bie thikë mbi liqenin e Prespës së Vogël. Me pjerrësi të madhe bien dhe faqet e tjera, me përjashtim të anës jugperëndimore, ku ka mjaft taraca të gjera natyrore të përshtatshme për banim. Një sipërfaqe e sheshtë ndodhet edhe në pjesën më të lartë të kodrës, e cila është rrethuar me mure të lidhura me llaç që ndjekin trasenë e mureve të vjetra. Ashtu si në kalanë e Bellovodës dhe Podgories, pjesa më e lartë e platformës nga veriperëndimiështë ndarë nga një mur tërthor, që veçon një sipërfaqe mjaft të vogël. Tre rrathë të tjerë muresh, të dallueshëm qartë, prej të cilëve njëri ka mbetur i papërfunduar, përshkojnë faqen jugperëndimore të kodrës. Vetëm buza veriperëndimore. e saj, krejt shkëmbore dhe e pangjitshme,është lënë e pafortifikuar. Muret kanë një trashësi prej 3.20-3.50 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar, gjatësia e të cilëve në faqet anësore shkon nga 60-1.20 m. Kalaja e Trajanit, është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike, më të mëdha në territorin e Ilirisë. Ai përfshin brenda mureve, që kanë gjatësi të përgjithshme prej 3 km, një sipërfaqe prej 22 ha. Megjithatë mbrojtja e këtij vendbanimi nuk përfundon me kaq. Në anën jugore të kalasë ngrihet një kodër, që lidhet me të parën me njëqafë, e cila shërben si rrugë kalimi për t'u ngjitur në kala nga ana juglindore. Pikërisht në këtë vend ruhet një mur me gjatësi 500 m, i cili kalon nëpër lartësinë e kodrës, duke e përshkuar atë mespërmes. Ky mur, i njohur me emrin «Muri i Mokut», mund të jetë ndërtuar nënjë periudhë më të vonë dhe ka shërbyer si pritë në rastin e ndonjësulmi të befasishëm për banorët, që jetonin jashtë mureve të kalasë.[3]

Fortifikimi i Trajanit, siç kuptohet nga vetë forma planimetrike e tij,është zhvilluar nëpërmjet të disa fazave. Fortifikimi i platformës së sipërme, që është kryer në fazën e parë, paraqet një tip të ngjashëmme kalanë e Podgories (muri 5.4). Në një periudhë të dytë është fortifikuar një pjesë e shpatit juglindor të kodrës (muri 3) për aq sa kërkoninnevojat për mbrojtje të asaj periudhe. duke përfshirë në të një pjesë tëpopullsisë që banonte në shpatin e kodrës. Periudhës së tretë i përketmuri i madh rrethues (muri 1), brenda të cilit përfshihej një pjesë ekonsiderueshme e faqes së kodrës, ndërsa muri tjetër (muri 2) i peri-udhës së fundit, i papërfunduar, synonte të krijonte një ndarje të re tëbrendshme, që do të bashkonte buzën e greminës me murin rrethues.Vendbanimet e mbrojtura me shumë mure rrethuese janë një ti-par karakteristik për fortifikimet ilire të një periudhe të hershme. Në Greqi ato kufizoheshin zakonisht në majën e kodrës, duke luajtur ro-lin e një akropoli. Madje «edhe pasi qytetet e mëdha qenë përhapurpërtej kufijve të mbrojtjeve të tyre fillestare, muret rrallë qenë shtrirëpër të përfshirë këto zona të reja përpara fundit të shek. VII ose fillimit të shek. VI p.e.r..[3]

Objekte të gjetura në afërsi, që me sa duket i përkasin një tume, datohen në shek. VIII-VII p.e.r. Gërmimet arkeologjike që do të kryhen në të ardhmen në këtë kala, do të mund të zbulojnë një qendër të rëndësishme paraurbane për pellgun e Korçës dhe ndoshta në fazën e fundit të zhvillimit të saj një nga qytetet e para të ilirëve, të cilët nuk kanë munguar të përmenden në Ilirinë e Jugut nga autorët antikë, që në shek. VI-Vp.e.r.[3]

  1. LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I DEVOLLIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 11 tetor 2016. Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
  2. Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond (1994). Collected studies. Hakkert. fq. 6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. 1 2 3 Gjerak Karaiskaj (1981). 5000 vjet fortifikime në Shqipëri. Shtëpia Botuese "8 Nëntori. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]