Karlo Taliavini
Carlo Tagliavini (sq. Karlo Taliavini; Bolonjë, 18 qershor 1903 - 31 maj 1982) ka qenë glotolog italian dhe profesor në universitetin e Padovës.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 18 qershor në Bolonja, i biri i Xhakomo dhe Silvia Albertonit. I ati ishte mësues i historisë së artit dhe dizenjimit, ndërsa e ëma ishte mësuese letërsie.[2]
Mbajti për shumë vjet ligjërata të rregullta në Universitetin e Padovës për gjuhën e për letërsinë shqipe. Ka botuar monografi e artikuj për çështje të dialektologjisë, të leksikologjisë historike, të historisë së gjuhës shqipe dhe të gjuhësisë shqiptare. Ka shkruar vështrime të përgjithshme për shqipen në enciklopedi, përmbledhje e vepra të ndryshme. Me veprën “Shqipja e Dalmacisë” dha një ndihmesë për njohjen e së folmes shqipe të Borgo Ericos (Arbëneshit) afër Zarës. Taliavini hartoi edhe një monografi dialektologjike për “Të folmet shqipe të tipit të gegërishtes lindore”, në të cilën dha një parashtrim përshkrues të të folmeve shqipe të Kosovës dhe Maqedonisë.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kërkim "Tagliavini, Carlo" në sitin online të Enciklopedisë Treccani" (në italisht). Marrë më 6 mars 2018.
- ^ Priku, Mimoza (2011). Carlo Tagliavini dhe studimet albanologjike rreth shqipes. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 32–33. ISBN 9789995602994.