Jump to content

Nahije e Gjakovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kazaja e Gjakovës)

Nahije e Gjakovës është quajtur qyteti dhe rrethi i tij gjatë kohës së fundit të sundimi osmanë.

Sipas Sami Frashërit Gjakova ishte qytet, qendër kazaje në sanxhakun e Pejës të vilajetit të Kosovës. Gjendet 35 km në juglindje të Pejës dhe 30 km në veriperëndim të Prizrenit, në fund të një fushe të rrethuar me male, pranë lumit të Rekës, që derdhet në Drinin e Bardhë. Ka popullsi me 17 000 frymë plotore dhe disa shkolla fillore, 1 bibliotekë rreth 1.000 dyqane dhe godina, si hane, hamame. Banorët janë të dëgjuar për natyrën e ashpër të tyre dhe për fanatizmin në ruajtjen e zakoneve të vjetra e, krahas kësaj, kanë prirje për tregti dhe zeje. Punojnë rroba kombëtare, gajtanë, ibërshim, saftjan, këpucë etj Kazaja e Gjakovës përfshin 149 fshatra, shumicë e cilave në Malësi; populli është trim dhe i armatosur. Megjithëse numri i popullsisë ende nuk dihet saktë, mendohet të jenë 25 000 frymë. Po të mbahet parasysh se brenda në një kulm nuk është rrallë që të gjenden edhe 40 -50 veta të afërt për të mbrojtur pushkë, sasia e popullsisë së kazasë duhet të jetë më e madhe. Vetëm 1/5 ose1/6 e popullsisë janë të krishterë, katolik ose ortodoks, kurset tjerët janë myslyman. Nga ky qytet kanë dalë në çdo periudhë dijetar dhe myderrizë të shquar. Shumë nga ata vijnë në Stamboll për plotësimin e mësimeve. Këtu ka fusha dhe lugina pjellore, ku prodhohet grurë, elb, tërshërë, thekër, misër, fasule, si dhe lloje ndryshme pemësh, perimesh. Në malet e saj ka shumë kullota, ku mbahen mjaft dhen, dhi dhe bagëti të tjera.[1]

Në vitin 1898 udhëtarë të huaj, e përshkruajnë Gjakovën si një vend të kalajave të mëdha guri, në të cilat temë e ditës ishte lufta qytetare në mes të dy taboreve të beglerëve të armiqësuar Riza Begut dhe Bajram Agë Dzurit. Në po këtë vitë shkatërrohet Kulla e Riza Begut[2]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Sami Frashëri në Kamus Al Alam
  2. ^ Geographische Zeitschrift Von Alfred Hettner botuar më 1904 nga F. Steiner [etc.]