Kazaja e Preshevës
Kazaja e Preshevës ishte një njësi administrative (kaza) brenda Sanxhakut të Prishtinës që funksionoi gjatë Perandorisë Osmane deri në 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.[1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Presheva ishte qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banorë. Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës. Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë. Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]==Referime==
- ↑ Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. Vëll. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 49.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Frasheri, Sami. Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm të Sami Frashërit{{Sami Frashëri|Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm .
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)