Shko te përmbajtja

Kazaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Kaza)

Kazaja (arabisht قضاء‎, qaḍā, shumësi أقضية, aqḍiyah; osmanisht, kazâ)[1] ka qenë një ndarje administrative në administratën e Perandoria Osmane me një kajmekam në krye.

Në gjuhën shqipe fjala vjen nga turqishtja osmane[2] dhe do të thotë "jurisdiksion",[3] shpeshherë përkthehet "distrikt",[4] "nëndistrikt" që në fakt është nahije, ose "distrikt juridik". Në çdo sanxhak kishte një mëkëmbës të sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant të spahinjve (allaj-bej), kurse në çdo kaza një gjykatës (kadillëk, nga kadiu) që varej drejtpërdrejt nga sulltani.[5]

  1. Selçuk Akşin Somel. "Kazâ". The A to Z of the Ottoman Empire. Volume 152 of A to Z Guides. Rowman & Littlefield, 2010. p. 151. ISBN 9780810875791
  2. Dizdari, Tahir (2005). "Kazá-ja" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 527. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Suraiya Faroqhi. Approaching Ottoman History: An Introduction to the Sources. Cambridge University Press, 1999. p. 88. ISBN 9780521666480
  4. Donald Quataert. The Ottoman Empire, 1700-1922. 2nd Ed. Volume 34 of New Approaches to European History. Cambridge University Press, 2005. p. 108. ISBN 9781139445917
  5. Eugene L. Rogan. Frontiers of the State in the Late Ottoman Empire: Transjordan, 1850-1921. Volume 12 of Cambridge Middle East Studies. Cambridge University Press, 2002. p. 12. ISBN 9780521892230