Jump to content

Këllëç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kilij)
Këllëç osman e njohur si kilij

Këllëç ose këlliç është një shpatë e lakuar me origjinë në Lindjen e Mesme. Shpata e lakuar ose "këllëçi" ishte e përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme nga të paktën periudha osmane, me shembuj të hershëm që datojnë në epokën Abasid (shekulli 9).[1] Shpata persiane e quajtur tani "shamshir" shfaqet në shekullin e 12 dhe u popullarizua në Persi në fillim të shekullit të 16-të. Në vijim janë variacionet rajonale të këllëçit:

Këllëçi janë përdorur në luftën e kuajve për shkak të peshës së tyre relativisht të lehtë kur krahasohen me shpata më të mëdha dhe dizajni i tyre i lakuar, i mirë për prerjen e kundërshtarëve gjatë kalimit në kalë. Dizajni i lakuar i lejoi kalorësit të ulnin armiqtë dhe të vazhdonin të hipnin pa u mbërthyer si thikë me shpata të drejta mbi kalë. Mongolët, Raxhputët dhe Sikët përdorën këllëçët në luftë, mes shumë popujve të tjerë.

Shumë tradita islame kanë adoptuar këllëçët, siç dëshmohet nga dukuria e tyre simbolike, p.sh. në stemën e Arabisë Saudite.

Përdorimi më i hershëm i njohur i këllëçit shtë nga shekulli i 9-të, kur u përdor në mesin e ushtarëve turk dhe tunguçi në Azinë Qendrore.[1][2]

  1. ^ a b James E. Lindsay (2005). Daily life in the medieval Islamic world (në anglisht). Greenwood Publishing Group. fq. 64. ISBN 978-0-313-32270-9.
  2. ^ "Medieval 2: Total War Heaven: Mongol Weapons" (në anglisht). Medieval2.heavengames.com. Marrë më 2012-12-15.