Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Laknaut
Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Laknaut | |
---|---|
All Saints Garrison Church | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | aktiv |
Tipi | Kishë |
Vendndodhja | Indi |
Adresa | Lucknow Cantonment on 209, Mahatma Gandhi Road |
Qyteti | Lucknow |
Shteti | Uttar Pradesh |
Koordinatat | 26°48′40″N 80°57′18″E / 26.81111°N 80.95500°E |
Përfundimi | 1860 |
Inauguruar | 1860 |
Renovimi | 1908 |
Kosto | 91 000 rupi |
Pronar | Dioqeza e Lucknowt |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | Jones Ransom |
Renovating team | |
Arkitekt | John Baggs |
Structural engineer | Frank Lishman |
Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Lucknowt është një ndërtesë historike e vendosur në zonën e kazermës në rrugën Mahatma Gandi 209, të qyteti të Lucknowt në Indi.[1][2] Kjo kishë ka një kapacitet më të madh se kishat e tjera në Lucknow.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo kishë u ndërtua në vitin 1860, por në atë kohë ishte një ndërtesë e vogël krahasuar me arkitekturën e tanishme. Me kalimin e kohës, pasi kazerma e Lucknowt filloi të zgjerohej, numri i trupave u rrit dhe kisha u zgjerua për të plotësuar nevojat e tyre. Në vitin 1908 u vendos se ishte tepër e nevojshme një kishë më e madhe. Pasi kisha e re u rikonstruktua, ajo u ripagëzua me emrin Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit. Kjo ishte kisha e parë anglikane që u ndërtua në rajon. Ajo u projektua në vitin 1908 nga një inxhinier britanik i quajtur Jones Ransom, që kishte bërë gjithashtu edhe projektin për Saint Mungo’s Church of Scotland në kazermën e Lucknowt. Kur ai u rikthye në Angli, puna u përfundua nga Frank Lishman nën mbikëqyrjen e arkitektit John Baggs.[3][4] Në derën kryesore të kishës një mesazh që përshëndet të gjithë vizitorët me gërma të skalitura në gur me shprehjen: “Whosoever thou art that enterest this church, leave it not without one Prayer to God for thyself, for those who minister, and for those who worship here.” Gjatë sundimit britanik, lutjet e të djelës ndiqeshin nga shumë njerëz, por tani kisha është duke e humbur dalngadalë shkëlqimin e saj. Përveç festave, tani jo më shumë se 50 njerëz i ndjekin lutjet e të djelës.[5]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kostua tërësore e ndërtimit të kësaj kishe ishte 91,000 rupi. Arkitektura mbresëlënëse e kësaj kishe është frymëzuar nga Magdalene College në Oxford, prej nga janë marrë mjaft elemente të dizajnit ashtu si dhe elemente të tjera të marra nga Ransome në skicat dhe dizajnet e një reviste arkitekturore. Kisha u projektua në një dizajnë që konsiderohej ‘’modern’’ për kohën. Sipër derës kryesore të të vendosur në perëndim, është një kullë e lartë që bujt kambanën e kishës. Projekti kryesor i kishës u përgatit nga Jones Ransom, Arkitekti këshilltar i Qeverisë së Indisë, por pasi ai u zhvendos për në Angli, inxhinierët pasues bënë pak ndryshime në projekt. Kull u ndërtua pak më e ulët se sa projekti fillestar dhe muret anësore u reduktuan gjithashtu në trashësi dhe lartësi, kështu që u arrit të bëheshin disa kursime. Katërkëndëshi i kishës është gjithashtu mjaft i madh dhe ka zona ulëse të bëra të trasha. Karakteristika e shquar e këtyre ulëseve është se çdo bankë ka një nike për të mbajtur armët në pjesën e lartë mbrapa. Kjo me gjasa u bë në mënyrë që çdo ushtar që ishte në detyrë ose ishte duke u kthyer për të marrë pjesë në lutje, bashkë me armët e tij. Një tjetër arsye mund të jetë se gjatë kryengritjes së vitit 1857, kryengritësit kishin hyrë në kisha për të sulmuar britanikët dhe shumë oficerë kishin humbur jetën, kështu që u mundësuar që të mbaheshin armët në kishë gjatë lutjeve. Në këndin veri-perëndimor të kishës, rreth 4.6-6.1 metra larg, është një gur mbi të cilin është shkruar në anglisht se altari i kishës së ndërtuar në vitin 1860 ishte në këtë vend. Kjo provon faktin se kisha e re është vendosur pak më në jug-lindje se kisha e vjetër.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Churches In Lucknow". Lucknow Online. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lucknow - FIBIwiki". wiki.fibis.org. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2016. Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "All Saint Garrison Church | The Lucknow Observer". lucknowobserver.com. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2015. Marrë më 26 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Concrete Paparazzi: All Saints Garrison Church, Lucknow". double-dolphin.blogspot.in. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2016. Marrë më 28 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Siddhant Agarwal. "All Saint Garrison Church". Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2015. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)