Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Lucknowt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Lucknowt
All Saints Garrison Church
All Saints Garrison Church, Lucknow.jpg
Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Lucknowt
Informacion i përgjithshëm
Statusi aktiv
Tipi Kishë
Vendndodhja Indi
Adresa Lucknow Cantonment on 209, Mahatma Gandhi Road
Qyteti Lucknow
Shteti Uttar Pradesh
Koordinatat 26°48′40″V 80°57′18″L / 26.81111°V 80.95500°L / 26.81111; 80.95500Koordinatat: 26°48′40″V 80°57′18″L / 26.81111°V 80.95500°L / 26.81111; 80.95500
Përfundimi 1860
Inauguruar 1860
Renovimi 1908
Kosto 91 000 rupi
Pronar Dioqeza e Lucknowt
Projektimi dhe ndërtimi
Arkitekt Jones Ransom
Renovating team
Arkitekt John Baggs
Structural engineer Frank Lishman

Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Lucknowt është një ndërtesë historike e vendosur në zonën e kazermës në rrugën Mahatma Gandi 209, të qyteti të LucknowtIndi.[1][2] Kjo kishë ka një kapacitet më të madh se kishat e tjera në Lucknow.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit të Lucknowt në Uttar Pradesh

Kjo kishë u ndërtua në vitin 1860, por në atë kohë ishte një ndërtesë e vogël krahasuar me arkitekturën e tanishme. Me kalimin e kohës, pasi kazerma e Lucknowt filloi të zgjerohej, numri i trupave u rrit dhe kisha u zgjerua për të plotësuar nevojat e tyre. Në vitin 1908 u vendos se ishte tepër e nevojshme një kishë më e madhe. Pasi kisha e re u rikonstruktua, ajo u ripagëzua me emrin Kisha e Gjithë Shenjtorëve e Garnizonit. Kjo ishte kisha e parë anglikane që u ndërtua në rajon. Ajo u projektua në vitin 1908 nga një inxhinier britanik i quajtur Jones Ransom, që kishte bërë gjithashtu edhe projektin për Saint Mungo’s Church of Scotland në kazermën e Lucknowt. Kur ai u rikthye në Angli, puna u përfundua nga Frank Lishman nën mbikëqyrjen e arkitektit John Baggs.[3][4] Në derën kryesore të kishës një mesazh që përshëndet të gjithë vizitorët me gërma të skalitura në gur me shprehjen: “Whosoever thou art that enterest this church, leave it not without one Prayer to God for thyself, for those who minister, and for those who worship here.” Gjatë sundimit britanik, lutjet e të djelës ndiqeshin nga shumë njerëz, por tani kisha është duke e humbur dalngadalë shkëlqimin e saj. Përveç festave, tani jo më shumë se 50 njerëz i ndjekin lutjet e të djelës.[5]

Arkitektura[redakto | përpunoni burim]

Kostua tërësore e ndërtimit të kësaj kishe ishte 91,000 rupi. Arkitektura mbresëlënëse e kësaj kishe është frymëzuar nga Magdalene College në Oxford, prej nga janë marrë mjaft elemente të dizajnit ashtu si dhe elemente të tjera të marra nga Ransome në skicat dhe dizajnet e një reviste arkitekturore. Kisha u projektua në një dizajnë që konsiderohej ‘’modern’’ për kohën. Sipër derës kryesore të të vendosur në perëndim, është një kullë e lartë që bujt kambanën e kishës. Projekti kryesor i kishës u përgatit nga Jones Ransom, Arkitekti këshilltar i Qeverisë së Indisë, por pasi ai u zhvendos për në Angli, inxhinierët pasues bënë pak ndryshime në projekt. Kull u ndërtua pak më e ulët se sa projekti fillestar dhe muret anësore u reduktuan gjithashtu në trashësi dhe lartësi, kështu që u arrit të bëheshin disa kursime. Katërkëndëshi i kishës është gjithashtu mjaft i madh dhe ka zona ulëse të bëra të trasha. Karakteristika e shquar e këtyre ulëseve është se çdo bankë ka një nike për të mbajtur armët në pjesën e lartë mbrapa. Kjo me gjasa u bë në mënyrë që çdo ushtar që ishte në detyrë ose ishte duke u kthyer për të marrë pjesë në lutje, bashkë me armët e tij. Një tjetër arsye mund të jetë se gjatë kryengritjes së vitit 1857, kryengritësit kishin hyrë në kisha për të sulmuar britanikët dhe shumë oficerë kishin humbur jetën, kështu që u mundësuar që të mbaheshin armët në kishë gjatë lutjeve. Në këndin veri-perëndimor të kishës, rreth 4.6-6.1 metra larg, është një gur mbi të cilin është shkruar në anglisht se altari i kishës së ndërtuar në vitin 1860 ishte në këtë vend. Kjo provon faktin se kisha e re është vendosur pak më në jug-lindje se kisha e vjetër.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Churches In Lucknow". Lucknow Online. Marrë më 26 nëntor 2015. 
  2. ^ "Lucknow - FIBIwiki". wiki.fibis.org. Marrë më 27 dhjetor 2015. 
  3. ^ "All Saint Garrison Church | The Lucknow Observer". lucknowobserver.com. Marrë më 26 dhjetor 2015. 
  4. ^ "The Concrete Paparazzi: All Saints Garrison Church, Lucknow". double-dolphin.blogspot.in. Marrë më 27 dhjetor 2015. 
  5. ^ Siddhant Agarwal. "All Saint Garrison Church". Marrë më 27 tetor 2016.