Jump to content

Kisha e Shën Jozefit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shën Jozefit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaStubëll e Epërme, Viti, Kosovë
Ndërtuar1969
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës216

Kisha e Shën Jozefit është një monument i trashëgimisë kulturore në Stubëll e Epërme, Viti, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Historiku dhe përshkrimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Shën Jozefit është ndërtuar në vitin 1969. Për material ndërtimi është përdorur betonarmeja. Ndërsa , ana e jashtme është fasaduar me gurë të përpunuara të mirë , të cilët janë marrë në vendin e quajtur Stubllavaçë. Po , kështu ka ndodhur me kishën e Shën Ndout të Binçës. Gurët shpesh janë të gravuar me vijëza të pjerrëta dhe me të hirtën e nuancuarë . Në pjesën e sipërme të fasadës ndodhet një kryq latin , mbi të cilin qëndron mbishkrimi : Martinët tanë 1846-1848.[2]

Kisha e Shën Jozefit është trekëndëshe , me transept , me naosin që përfundon me absidën dhe dy nefet anësore pa absidë. Absida nga jashtë është pesëkëndëshe , dy prej këndëve thellohen në sipërfaqe , ndërsa tre të tjerë dalin barabar me sipërfaqen. Për dallim nga kishat e vjetra paleokristiane , në të cilat naosi zakonisht ka dysheme më të ngritur se dy nefet anësore , këtu ndodhë e kundërta , nefet kanë dysheme më të ngriut se naosi. Ndarja e nefeve është bërë me shtylla katërkëndëshe , pa arkada. Përndryshe , kjo kishë ka tavan në formë të arkivolit.

Në hyrje ndodhet një hajat i hapur , ndërsa pas hyrjes kryesore ndodhet një koridor i vogël i thurur me dritare dhe me tri dyer , të cilat shpijnë në sallën e lutjeve.Hyrja kryesore shfrytëzohet sidomos për raste martesash , nga e cila hyn nusja me dhëndrin dhe përcjellësit e saj , ose në këtë hyrje e shfrytëzojnë edhe të rinjtë kur kungohen . Sigurisht që me ta është edhe prifti. Hyrja në të djathtë përdoret vetëm nga meshkujt , kurse ajo në të majtë vetëm nga femrat.

Në të tri nefet janë të vendosur stolat , që shërbejnë për tu ulur besimtarët.Në krye të naosit ndodhet prezbitumi me pjesët e tij : në të djathtë është pagëzimorja , ndërsa në të majtë amboni , ku lexohet dhe interpretohet fjala e Zotit , sikundër edhe në kishën e Shën Ndout në Binçë . Në mes është tryeza e altarit me relikerin brenda.Në altar , ngritur në reliev , ndodhet shkronja M , e cila simbolizon martirizimin e shqipëtarëve të katër fshtrave të Karadakut gjatë viteve 1846-48, të cilët nën presionin çnjerëzor të turqve u shpërngulën në Turqi. Gjithashtu janë katër pilastra të cilat simbolizojnë katër fshatrat nga të cilat u shpërngulën shqiptarët katolikë (Stublla,Binça,Vërnakolla dhe Terziaj).

Një sintron i improvizuar formohet nga dy shkallë , në të cilën është e vendosur një karrige e tipit të katedrës . Anash saj ka edhe karrige tjera , po më të vogla , të cilat shërbejnë për ndihmësit e priftit.Në podiumin e absidës është i vendosur sakramenti i shenjtë , mbi një shtyllë pa bazament , me një pllakë mbi të , ndërsa një shtyllë tjetër , pakëz më e vogël , mban një punim me vazo dhe ushqim në të.

Në dy qoshet ndodhet një pllak , mbi katër shtylla të hullizuara. Mbi pllakën në të majtë ndodhet Zoja e Luralit dhe një besimtare (punim gjipsi) , ndërsa në pllakën në të djathtë ndodhet truporja e Shën Jozefit (punim druri) të cilit kisha ia kishte kushtuar. Anash janë dy hyrje në anë të ndryshme që komunikojnë me dhomat përkatëse , atë të priftit dhe atë të rraqeve.Të dy këto dhoma kanë edhe hyrjet e veçanta nga jashtë. Kori dhe orkestra e kishës janë të vendosur në kat , përballë absidës.Podiumi i korit ngrihet për 30 cm nga dyshemeja e katit , ndërsa kori shfrytëzon shkallaret prej druri, gjithësej katër lloje.Komunikimi me këtë pjesë të kishës bëhet nëpërmjet shkallëve të hekurit , me bazë afër hyrjes së djathtë të sallës së lutjeve. Në muret e absidës janë muralet shumë interesante. Në ballë është Darka e Fundit , ndërsa në të djathtë të saj murali i titulluar Kalvari , sikundër në të majtë murali i titulluar dëshmia.Dy muralet anësore kanë për motiv shpërnguljen me dhunë të shqipëtarëve të Karadakut në Turqi.[2] Sikundër në kishat e tjera katolike , edhe në këtë kishë , është paraqitur pjesa e domosdoshme Udha e Kryqit ,e cila përbëhet nga 14 figura të kornizuara të cilat shpërfaqin veprimtarinë e Jezusit.

Tavani i absidës ka të gravuar një kryq latin , ndërsa dritësohet nga dritare të veçanta . E gjithë salla e lutjeve gjithashtu dritësohet nga 8 dritare , nga katra në nefet anësore. Në nefin e djathtë , në ballë të tij , ndodhet një tryezë altari dhe truporja e Zojës Shën Premte , e marrë në Kishën e Shën Anës , Dunav sepse kjo nuk është aktive , pasi të gjithë banorët janë shpërngulur nga fshati.Në nefin e majtë , në ballë të tij është një mural i Jezuit. Kambanorja është pjesë e kishës , e cila kur del sipër objektit dirtësohet me tre radhë dritaresh.Në rradhën e parë ka nga dy dritare në të katër anët , ndërsa në dy rradhët tjera , njëra pas tjetrës ka nga një dritare më tepër . Dhe , përsëri në kulmin më të lartë të kambanores , se ka disa kulme të përkthyer , ndodhet një kryq. Kisha e Shën Jozefit ka një pozitë të mirë gjeografike , në një kodër të rrafshët , me oborr të rregulluar mirë , gjelbëruar me pemë të ndryshme dhe shtigje me kalldrëme ndërmjet oazave të gjelbra me barë

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Kadriu, Sherafedin (15 nëntor 2016). Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka kombëtare "Pjetër Bogdani". fq. 44–45. ISBN 978-9951-8760-3-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]