Kisha e Shën Mërisë (Leusë, Përmet)
Kisha e Shën Mërisë (Leusë, Përmet) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Leusë, Rrethi i Përmetit, Qarku i Gjirokastrës, Shqipëri |
Koordinatat | 40°13′11″N 20°21′26″E / 40.219772°N 20.357264°E |
Ndërtuar | shekulli VI për ndërtimin fillestar, shekulli XVIII në formën e sotme |
Organi drejtues | DRKK Gjirokastër |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 6 |
Nr. i referencës | PR020 |
Tipologjia | Bazilikatë me kupolë |
Kisha e Shën Mërisë (Leusë, Përmet) është një monument i trashëgimisë kulturore në Leusë, rrethi i Përmetit, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "6, 15.01.1963".
Histori
Kisha u ndërtua në shekullin XVIII, por ndertesa e hershme daton nga periudha e Perandorit Justinian, pra nga shekulli VI.[2] Kisha përbëhet nga narteksi, naosi, ambjenti i altarit, hajati dhe paraklisi. Në narteks hyhet nga anën perëndimore, anash të cilës janë dy dritare. Narteksi ka dy kate të ndara nga dy harqe, që mbështeten në gjashtë shtylla, të vendosura në dy rradhë. Në katin e dytë hipet nëpërmjet shkallëve të vendosura në qoshen jugperëndimore. Ky kat ndriçohet nga dy dritare në anën veriore. Narteksi komunikon me naosin nëpërmjet portës në murin perëndimor me ngs dy dritare në anët e saj. Nga narteksi zbritet ne naos, me katër këmbë shkallë. Naosi ndahet në tre nefe nëpërmjet dy harkadave të larta me nga katër shtylla e një pilastër në anën lindore secila. Harqet kalojnë gjithashtu mbi kolonat në drejtimin veri-jug, më të ulët janë harqet e nefeve anësore, më i lartë është ai i nefit qëndror. Në këtë mënyrë krijohet struktura mbajtëse e mbulesës me qemer e kësula sferike e kishës. Nefet anësore mbulohen me kësula sferike, ndërsa nefi qëndror me qemer cilindrik me drejtim lindje perëndim, dhe ka si brinjë qëndrueshmërie harqet e harkadave tërthore. Në hapësirën e mesit është kupola me tamburin e ngushtë e të lartë. Meqënëse kjo hapësirë është në formë katrore, disa trekëndësha sferikë krijojnë bazën rrethore të tamburit, nëpërmjet dy harqe anash harkadës gjatësore dhe me një ngushtim të harkuar. Tamburi ka dymbëhdjetë dritare të ngushta. Naosi ndriçohet nga katër dritare në anën jugore dhe pesë në anën veriore. Dritaret janë të mëdha, drejtkëndëshe dhe në brendësi vinë duke u zgjeruar në anën e poshtme për të rritur ndriçimin. Ambienti i altarit përbëhet nga bema me absidën e mbuluar me qemer cilindrik, nga protezisi dhe diakonikoni me nga dy nike në murin lindor dhe kamare në muret anësorë. Ambienti i altarit ndahet nga naosi me një ikonostas druri me vlera artisitke të mëdha. Ambienti i altarit ndriçohet nga tre dritare në faqen lindore dhe një në atë veriore. Hajati, i shtuar më vonë, është i hapur në anën veriore mbi shtylla guri dhe i suvatuar. Në anët e mureve ai ka sofate.[3]
Kisha është rikonstruktuar në vitin 2000.
Referime
- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I PËRMETIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2016. Marrë më 18 dhjetor 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karl Baedeker. Dalmatia & the Adriatic. Lulu.com. fq. 317–. ISBN 978-0-244-97076-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Marrë më 13 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)