Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg Shih: Kisha e Shën Mëhillit (kthjellim).
Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq)
Kisha e Shen Mehillit.jpg
Lloji Arkitekturë
Vendndodhja Vithkuq, Korçë, Shqipëri
Koordinatat 40°31′39″V 20°34′42″L / 40.527484°V 20.578224°L / 40.527484; 20.578224Koordinatat: 40°31′39″V 20°34′42″L / 40.527484°V 20.578224°L / 40.527484; 20.578224
Ndërtuar Filluar me 1682 perfunduar me 1728[1]
Organi drejtues DRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Përcaktuar 586 e 487417.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencës KO065
Tipologjia Kishë
Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq) is located in Shqipëria
Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq)
Kisha e Shën Mëhillit në hartë

Kisha e Shën Mehillit (Vithkuq) është një monument i trashëgimisë kulturore në Vithkuq, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [2]. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër 586 e 4874 më 17.03.1948 e 23.09.1971.

Histori dhe përshkrim[redakto | përpunoni burim]

Kisha është më e madhja e Vithkuqit. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1682 dhe u nga Mihaili dhe Gabrieli, me shpenzimet e të krishterëve që jetonin në Vithkuq, me kontributin e prift Stavrit, dhe Mitropolitit të Kosturit. U përfundua më 1728.[1]

Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është i tipit bazilikal, trenefesh me përmasa tl brendshme 15.5 x 9.5 m. Dy radhë kollonash ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësoret. Kollonat lidhen ndërmjet tyre me një sistem harqesh në të dy drejtimet. Nefet gjatësore ndërpriten nga një nef tërthor, duke krijuar në mes një bërthamë të mbuluar me kupolë. Lartësia e objektit është rreth 8 m.[3]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "Kisha e Shen Mehillit Vithkuq". Bashkia Korce. Marrë më 21 September 2017. 
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Marrë më 26 janar 2016. 
  3. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Marrë më 13 tetor 2016. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]