Kisha e Shën Nikollës (Drajçiq)
Kisha e Nikollës së Shejntë, Drajqiq | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Drajçiq, Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Mesjetë |
Emri zyrtar: Monument / Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 02-239/5; LZVM |
Nr. i referencës | 2953 |
Kisha e Nikollës së Shejntë, Drajqiq është një monument i trashëgimisë kulturore në Drajçiq, Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 02-239/5 .
Në lagjen Millaçiqi, në qendër të fshatit Sredskë, pranë shkollës fillore gjendet kisha kushtuar Shën Nikollës, e ndërtuar rreth vitit 1875. Fshati Sredskë gjendet 12 km në perëndim të Prizrenit, në krahun e majtë të aksit rrugor Prizren – Prevallë. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe, me absidën tri faqëshe në murin lindor. Është kishë njëaniatëshe, e mbuluar me qemer gjysmëharkor. Në pjesën hyrëse, atë perëndimore gjendet edhe pjesa e narteksit dhe kambana. Objekti është ndërtuar me gurë shtufe dhe gurë lumi, me llaç gëlqeror si material lidhës. Nga ana e jashtme objekti është i pa suvatuar derisa nga brenda është suvatuar dhe ngjyrosur me ngjyrë të bardhë. Kulmi është dy ujor, i mbuluar me pllaka të plumbit dhe llamarinës. Në fasadë të kishës gjenden disa hapje gjysmë rrethore dhe nisha gjithashtu me hark gjysmë rrethor. Enterieri i kishës është i pasur me ikonostas të punuar në drugdhendje dhe ikona të shenjtërve. Në oborr të kishës gjenden varrezat e fshatit.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kisha e Nikollës së Shenjtë (Prizren)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 13 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |