Kisha e Shën Nikollës (Mushnikovë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Nikollës së Shejntë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaMushnikovë, Prizren, Kosovë
NdërtuarMesjetë
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar507/56; LZVM
Nr. i referencës2954

Kisha e Nikollës së Shejntë është një monument i trashëgimisë kulturore në Mushnikovë, Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 507/56.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Shën Nikollës gjendet në perëndim të fshatit Mushnikovë, 15.8 km larg Prizrenit. Është kishë një anijatëshe, me planimetri drejtkëndëshe me absidën trefaqëshe në pjesën lindore. Në bazë të tipologjisë së afreskeve të pikturuara në enterier, supozohet të jetë ndërtuar gjatë shek. XVI. Kisha është ndërtuar me gur të lidhur me llaç gëlqeror, i pasuvatuar nga ana e jashtme. Mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me rrasa guri. Në fasadën veriore dhe atë jugore gjenden dy nisha me hapje gjysmëharkore. Gjatë viteve, në pjesën perëndimore të kishës është ndërtuar një aneks i ri, që nuk është përshtatur fare me kishën e vjetër. Aneksi ka planimetri drejtkëndëshe, me fasadë të suvatuar dhe ngjyrosur në të bardhë. Mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me llamarinë të zinkuar. Në fasadën veriore dhe atë jugore gjenden nga dy dritare drejtkëndëshe. Këmbanarja me strukturë nga betonarmeja është ndërtuar gjatë këtyre viteve të fundit, në vazhdimësi të aneksit, kah ana perëndimore dhe mbulohet me kulm katër ujor me tjegulla argjile. Në kuadër të kompleksit gjenden edhe varrezat e fshatit. Kisha shfrytëzohet për nevojat fetare të banorëve të fshatit.[2]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 30 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)