Kisha mesjetare në Smrekonicë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha mesjetare në Smrekovnicë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaSmrekovnicë, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarMesjetë
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3487

Kisha mesjetare në Smrekovnicë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekovnicë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth 4km në veriperëndim të fshatit Smerkovnicë (Qytezë) gjendet një kodër shkëmbore e emërtuar nga popullata vendëse ‘Birat e Kishës’. Emërtimi përcakton vrimat shpellore që vërehen prej së largu, tri sosh, të thelluara në shkëmbin e kodrës, në shenjë kujtese për kishën e moçme, rrënojat e të cilës ndodhen vetëm disa metra rrëzë anës veriore të kodrës, në luginë, buzë anës së majtë të përroit të thellë të Rekës së Keqe, në një ambient pitoresk, të tërhequr e paqësor.[2]

Kodra e Birave të Kishës në veri, së bashku me Kodrën e Cërnushës në jug, formojnë një grykë të ngushtë ndërmalore. Kjo grykë e cila përshkohet nga përroi i zënë ngojë, zgjerohet në drejtim të anës lindore në luginë të njohur me emrin Lugu i Rekës së Keqe. Lugina në trajtë kanjoni në të dy anët rrethohet me një varg kodrash të larta. Kisha ndodhet në terren të pyllëzuar. Fjala është për një kishë e orientuar në drejtim lindje-perëndim. Vërehet qartë naosi qendror në trajtë drejtkëndëshi, përmasash rreth 12 x 6m, me absidaë gjysmërrethore nga ana e brendshme, e cila siç duket nga ana e jashtme mbaron në trajtë trekëndëshi.[2]

Muret e naosit ruhen prej lartësisë 0.6 deri në 2.0m. Murët e kompleksit të bazilikës janë ndërtuar me gurë të thyer, të mëdhenj e mesatarë, të lidhur me llaç cilësor, me qëllim që të arrihet vendosja vertikale e rreshtave të gurëve. Kjo teknikë murimi e cila ndeshë në një varg kështjellat e atikitetit të vonë në Dardani është element mjaft shpresëdhënëse për datimin e bazilikës në antikitetin e vonë, përkatësisht në mesjetën e hershme. [2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b c Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 191–192.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]