Jump to content

Koçi Beu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Koçi Bej)

Koçi Beu (v. 1650) ka qenë një shtetar i lartë dhe reformator shqiptar i Perandorisë Osmane që jetoi në gjysmën e parë të shekullit të 17-të. Pavarësisht namit të tij, është dokumentuar vetëm pakçka nga jeta e tij.[1] U përpiloi dy prej sulltanëve të cilëve u shërbeu Risâle-të, që ishin traktatet politike për përtëritjen e perandorisë, arsye për të cilën u mbiquajt nga historianët perëndimorë si "Montesquieu" apo "Machiavelli osman".[2][3]

Bëhet e ditur se ka qenë nga krahina e Korçës, i lindur i krishterë, shkoi në Stamboll si devshirme - ogllani ku mori emrin Mustafa. Studjoi në Enderun dhe pas përgatitjes katër vjeçare, u pranua Iç - ogllani në pallatin perandorak të Sulltan Ahmetit I. Për shumë vite punoi në sekretarinë e pallatit dhe pas ardhjes në pushtet të dy sulltanëve Murat IV (1623-1640) dhe İbrahim (1640-1648), diti të fitojë mbështetjen e Nënës Mbretëreshë Mahpejqer Qysëm Sulltanës, e ëma e të dyve. Kësodore të dy sulltanët u këshilluan me të dhe madje qe mësues i të parit.[4]

Edhe pse stili letrar i së parës ishte më i hollësishëm se i dyti, pikat kryesore ishin të njëjta. Në raportet e tij ai theksoi se shkaku i trazirave në perandori ishte korruptimi i sistemit i timareve. Ai sugjeroi një ushtri më të vogël dhe më të disiplinuar dhe një udhëheqje më autoritare.[5]

Kah fundi i mbretërimit të Ibrahimit ai u tërhoq dhe u kthye në Korçë, qyteti i tij i lindjes për pjesën tjetër të jetës. Ai u varros në fshatin Plamet.

  1. ^ "KOÇİ BEY". islamansiklopedisi.org (në turqisht). Marrë më 19 shkurt 2020.
  2. ^ Sariyannis, Marinos (2018). A History of Ottoman Political Thought Up to the Early Nineteenth Century (në anglisht). BRILL. fq. 197–198. ISBN 9789004385245.
  3. ^ Aksan, Virginia H. (2004). Ottomans and Europeans: contacts and conflicts (në anglisht). Isis Press. fq. 28. ISBN 9789754282702.
  4. ^ Vlora, Ekrem (1958). "Koçi beu: një yll'i ndriçur i Parnasit shqiptar". Shêjzat. 5–6: 147–154.
  5. ^ Kunt, Metin (2009) Türkiye Tarihi, Cem yayınevi, İstanbul, p. 30.