Koço Devole

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Koco Devole)
Jump to navigation Jump to search
Koço Devole
Skeda:Koço Devole.jpg
Lindi më 28 nëntor 1945
Vendlindja Kuçovë
Vendvdekja Tiranë
Kombësia shqiptar
Profesioni skenarist, humorist
Përkatësia fetare i krishterë ortodoks

Koço Devole (Kuçovë, 28 nëntor 1945 - Tiranë, 8 nëntor 2020) ka qenë aktor, skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Kuçovë, në gjirin e një familjeje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.

Devole ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Devoles u zhvendos në Tiranë. Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për "gabime" ideologjike në artin e skenës. Në vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistët Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.

26 nëntor të vitit 2002, së bahku me një mikun e tij, kapet nga policia italiane. Akuza transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh më 24 korrik 2003 lirohet nga burgu italian dhe pas gjyqit në Gjykatën e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshperblimin për muajt e burgut. Në vitin 2004 - 2005 punon si regjisor dhe skenarist në emisionin "Fiks Fare" si dhe në spektaklin humoristik "Portokalli" Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri të RTSH-së në vitet 1979 - 1997 si edhe autor dhe Regjisor në telekomeditë:


Në vitin 1997 se bashku me Agron Llakën në "Telebingo Shqiptare" humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole është autor dhe Regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

Në vitin 2013 interpreton në serialin komik shqiptar "O Sa Mirë " në rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Që nga viti 2009, punonte në tv.Top-Channel në emisionin "Fiks fare" ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat në rubrikat "Wikifiks" "Koço në parlamentin europian"" Koço Kiçi në eoronews" " Koço Kiçi Show" duke përfunduar me rubrikën "Monitorime" aq e pëlqyeshme për teleshikuesin shqiptar.

U nda nga jeta më 8 Nëntor 2020, pas një beteje të gjatë me leuçeminë. Vetëm disa javë përpara se të ndërronte jetë, Devole ishte kuruar ndaj COVID-19.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]