Kompleksi Skënder Halili
Vendodhja | Tiranë, Shqipëri |
---|---|
Pronari | KF Tirana |
Tipi | Kompleks stërvitor |
Sipërfaqja | Fusha me bar natyral (1), Fusha me bar sintetik (1) |
Përdoruesit | |
KF Tirana, KF Tirana B |
Kompleksi Skënder Halili është vendi ku ndodhet zyrat e klubit futbollik shqiptar KF Tirana.[1] Vendodhja e kompleksit është në rrugën "Bedri Karapici", afër fabrikës së Birrës Tirana. Ky kompleks u emërua në nder të Skënder Halili, një nga ikonat e klubit, i cili vdiq në vitin 1982 pas një sëmundje të rëndë.[2] Kompleksi përbëhet nga një fushë e plotë me bar natyral, një fushë e vogël me bar sintetik sëbashku me dhe dhomat e zhveshjes që përdoren nga ekipi i parë si dhe nga disa ekipe të moshave.
Kompleksi sëbashku me Stadiumin Selman Stërmasi ju nënshkruan rinovimit në dhjetor 2014. Pas përfundimit të punimeve, të gjitha objektet e kompleksit ishin përmirësuar, si dhe ishte shtuar edhe një tribunë e vogël për tifozët të cilët kishin dëshirë të ndiqnin seancat stërvitore të ekipit.[3] Ekipi i parë përveç se zhvillon stërvitjet, ka luajtur edhe në disa ndeshje miqësore dhe në raste më të rralla edhe disa ndeshje kupe.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "DOSSIER/ Skënder Halili, kuptimi dhe simboli i TIRANËS në futboll". newsport.al. 9 prill 2019. Marrë më 12 gusht 2020.
- ^ "DOSSIER/ Kush e vrau yllin e futbollit shqiptar, Skënder Halilin?". City News Albania. 25 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 12 gusht 2020.
- ^ "Kompleksi "Skënder Halili" po ndryshon fytyrë". Sport Ekspres. 27 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 12 gusht 2020.