Shko te përmbajtja

Skënder Halili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skënder Halili
Informacioni personal
Emri i plotë Skënder Ahmet Halili
Data e lindjes (1940-08-20)20 gusht 1940
Vendi i lindjes Tiranë, Shqipëri
Data e vdekjes 24 prill 1982 (41 vjeç)
Vendi i vdekjes Tiranë, Shqipëri
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
1954–1957 Puna Tiranë
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1957–1959 17 Nëntori
1959–1961 Dinamo
1963–1966 17 Nëntori
Karriera ndërkombëtare
1963–1965 Shqipëria 11 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Skënder Ahmet Halili (20 gusht 1940 – 13 dhjetor 1982) ishte një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si qëndër-mbrojtës. Karrierën e tij me klube e shpenzoi duke luajtur me Tiranën, në atë kohë e quajtur 17 Nëntori, dhe Dinamon. Në nivel ndërkombëtar, ai ka luajtur 11 ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Halili luajti me Dinamon nga dhjetori i vitit 1959 e deri në dhjetorin e vitit 1961, kur ai pezullua për një vit pasi kërkoi, por nuk u lejua, që të largohej nga Dinamo.[1]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare në qershor 1963 në ndeshjen kualifikuese të Lojërave Olimpike kundër Bullgarisë. Ai luajti gjithsej 11 ndeshje me Kuqezinjtë. Ndeshja e tij e fundit me kombëtaren erdhi në nëntor 1965 kundër Irlandës së Veriut e vlefshme për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës.[2]

Në gusht 1966, Halili u arrestua dhe u burgos për 11 muaj gjoja se kishte bërë tregti në tregun e zi dhe pas përfundimit të burgimit u dërgua në galeritë e kromit në Bulqizë.[3][1] Kjo gjë i dha fund përfundimisht karrierës së tij si lojtar në moshën 26 vjeç. Ai vdiq në dhjetor 1982 nga një sëmundje e rëndë.[1]

Pavarësisht karrierës së tij të shkurtër, Halili konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë dhe modern të futbollit shqiptar në atë kohë. Ai shquhej për luftën në ajër dhe nihej edhe për disiplinën e tij, duke mos u përjashtuar me karton të kuq asnjëherë. Në vitin 2000, Tirana vendosi të emëronte komplesin e saj në nder të tij, duke e quajtur "Kompleksi Skënder Halili".[1]

Dinamo
17 Nëntori
Tituj & nderime
  • "Mjeshtër Sporti"
  • "Mjeshtër i Merituar"
  • "Simbol i qytetit të Tiranës"
  • "Nderi i sportit shqiptar"
  • "Mjeshtër i Madh"
  1. 1 2 3 4 "Skënder Halili: Vezullimi i ndërprerë i një ylli, do ndriçojë gjatë në futbollin shqiptar". Telegraf.al. 12 dhjetor 2017. Marrë më 21 gusht 2020.
  2. "Skënder Halili". Eu-Football.info (në anglisht). Marrë më 12 prill 2019.
  3. "Skënder Halili: Si u arrestua nga sigurimi pse refuzoi Dinamon". Gazeta Tema. 22 korrik 2016. Marrë më 21 gusht 2020.
  4. "Albania - Championship Winning Teams" [Shqipëria - Ekipet fituese të kampionatit] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 21 gusht 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]