Jump to content

Kompleksi arkitektonik në Maletaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kompleksi arkitektonik)
Kompleksi arkitektonik në Maletaj
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGumnisht, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës4012

Kompleksi arkitektonik në Maletaj është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në Maletaj (ish Gumnisht, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.[2]

Maletaj ose Gumnishta ndodhet 18 kilometra në anën veri-lindore të Komunës së Vushtrrisë. Në këtë fshat gjendet lokacioni Dardan i quajtur Katunishte. Nënstruktura e këtij lokacioni ndodhet në një luginë që ka formën e shkronjës T. Ka tre hyrje dhe është e gjitha e mbyllur. Hyrja kryesore quhet "Dyert e Katunishtës". Pranë këtij lokacioni ndodhet "Kodra e Kishës" ku është bazamenti i kishës. Asnjë nga këto lokacione nuk është studiuar ende.[3]

Në këtë fshat u gjet një altar i periudhës së antikitetit, me mbishkrim që ende nuk është deshifruar sepse është shumë i dëmtuar. Mikrotoponimet në Maletaj: Mali i Kurorës, Përroi i Perëndeshës, Kodra e Vencit, Përroi mbi Torishtë, Çezma e Matës, Çezma e Nikës etj.[3]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Sallahu, J.; Rexhepi, B; Xhema, B; Kastrati, Z (2017). Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë [Issues from the history of Vushtrri and its surroundings]. Prishtina: Faik Konica. fq. 91-92. ISBN 978-9951-06-672-3.
  3. ^ a b Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosoves-Vushtrria, Prishtine, 2005, fq.182

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]