Komuna e vjetër
Appearance
Komuna e vjetër, objekti, i cili njihej si Komuna e vjetër në Gjilan, ishte ndërtesë dykatëshe, në qendër të qytetit, skaj rrugës kryesore në këndin e rrugës Mulla Idrizi, para hyrjes në objektin e tanishëm të Kuvendit të Komunës.I ndërtuar në kohë osmane, për nevojat e administratës së komunës(Beledijës). Po këtë rol, ky objekt e pati edhe mes dy luftërave botërore dhe më vonë, kur është djegur më 1947 në rrethana të panjohura. Kur është fjala për djegien e tij, të moshuarit flasin me bindje se objekti në fjalë është djegur me qëllim, për t'i humbur gjurmët e krimeve të paligjshme serbe mbi shqiptarët në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)