Jump to content

Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame të Austrisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame të Austrisë (shk. ALKIG; gjermanisht: Albanische Kultusgemeinde der Islamischen Glaubensgemeinschaft in Österreich) është organizata amë e myslimanëve shqiptarëAustri, pjesë e Bashkësisë Islame të Austrisë.[1] Selia e komunitetit është në Vjenë.

Unioni i Shqiptarëve Musliman në Austri (Dachverband der albanischen Muslime in Österreich, DAMÖ; nga viti 2013: Union albanischer Muslime in Österreich, UAMÖ) është themeluar në vitin 2006,[2] duke bashkuar 17 shoqata të xhamive të shqiptarëve myslimanë në Austri.[3][4] Pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Islamin,[5] në mars 2016 ky union u transformua në Komunitetin Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë.[4]

  1. ^ "Kultusgemeinden | IGGÖ" (në gjermanisht). Marrë më 2023-08-01.
  2. ^ Aslan, Ednan; Ersan-Akkilic, Evrim; Kolb, Jonas (2014-12-18). Imame und Integration (në gjermanisht). Springer-Verlag. ISBN 978-3-658-08448-6.
  3. ^ "Union albanischer Muslime in Österreich: Islam-Landkarte". www.islam-landkarte.at (në gjermanisht). Marrë më 2023-08-01.
  4. ^ a b "Albanische Kultusgemeinde der IGGÖ" (PDF). www.islam-landkarte.at (në gjermanisht). Marrë më 2023-08-01.
  5. ^ "Mysliman alla austriak – DW – 26/02/2015". dw.com. Marrë më 2023-08-01.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]