Konventa Ndërkombëtare Opium
Konventa Ndërkombëtare Opium, e nënshkruar në Hagë më 23 janar, 1912, ishte traktati i parë ndërkombëtar për kontrollin e drogës. Shtetet e Bashkuara mblodhën një konferencë prej 13 kombeve të Komisionit Ndërkombëtar Opium më 1909 në Shanghai, Kinë si përgjigje e kritikave në rritje ndaj opiumit. Traktati u nënshkrua nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Holanda, Persia, Portugalia, Rusia, dhe Siami. Konventa thoshte që "Vendet kontraktuese të përdorin të gjitha fuqitë për të kontrolluar të gjithë personat që prodhojnë, importojnë, shesin, distribuojnë, dhe eksportojnë morfinë, kokainë, dhe kripërat e tyre, si dhe ndërtesat në të cilat këta persona mbajnë një industri tregtare."
Konventa u implementua më 1915 nga Shtetet e Bashkuara, Holanda, Kina, Hondurasi, dhe Norvegjia. Ajo hyri në fuqi globalisht më 1919.
Një konventë e përpunuar Opium u nënshkrua më 19 shkurt, 1925, dhe hyri në fuqi më 25 shtator, 1928[1]. Ajo paraqiti një sistem statistikor që do të ishte nën mbikqyrje nga Bordi i përhershëm Qendror Opium, një njësi e Ligës së Kombeve. Egjipti, me përkrahjen e Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara, rekomandoi që në konventë të shtohej ndalimi i hashahit, dhe një gjysëm-komitet propozoi tekstin në vijim:
Përdorimi i hempit Indian dhe përgatitjet që rrjedhin nga ai mund të autorizohen vetëm për qëllime mjeksore dhe shkencore. Rrëshira e papërpunuar, sidoqoftë, e cila nxirret nga majet femërore të kanabis sativa L, së bashku me përgatitjet e ndryshme (hashash, chira, esrar, diamba, etj.) me të cilat formon bazën, që nuk shfrytëzohen momentalisht për qëllime mjekësore dhe janë të prekshme vetëm për qëllime të dëmshme, si edhe narkotikët e tjerë, nuk mund të prodhohen, të shiten, të tregtohen, etj., pa marrë parasysh rrethanat
India dhe disa vende të tjera refuzuan këtë fjalor, duke cituar taksat sociale dhe fetare dhe rritje e egër të bimës së kanabisit që do ta bënte të vështirë të zbatohej. Si pasojë, ky përpunim kurrë nuk arriti në traktatin final. Një kompromis[2] u krijua që ndalonte eksportimin e hempit Indian në vende që e kanë ndaluar përdorimin e tij, dhe duke detyruar vendet importuese që të mirrnin parasysh çertifikatat dhe që të lejonin importimin e tij vetëm për "qëllime ekskluzive shkencore ose mjekësore". Ajo gjithashtu i detyronte palët që të "ushtronin një kontroll efikas të natyrës që do të parandalonte trafikimin ndërkombëtar të hempit Indian." Por këto ndalime ende lanë mundësi që shtetet të lejonin prodhimin, tregtinë ndërkombëtare, dhe përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative[3].
Konventa u parakalua më 1961 nga Konventa e Vetme e Drogës Narkotike.
Burime të dhënash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Fillimet e kontrollit ndërkombëtar të drogës". Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2008. Marrë më 15 qershor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ W.W. WILLOUGHBY: OPIUM SI NJË PROBLEM NDËRKOMBËTAR, BALTIMORE, THE JOHNS HOPKINS PRESS, 1925
- ^ "Problemi Kanabis: Një shënim mbi problemin dhe historinë e veprimit ndërkombëtar". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2005. Marrë më 15 qershor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)