Shko te përmbajtja

Korani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Korani
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
S. letnica
Emri binomial
Salmo letnica
(Karaman, 1924)

Korani (trajta e pashquar Koran)[1] (Salmo letnica) është një specie endemike e troftës në liqenin e Ohrit dhe lumin e Drinit të Zi, në Shqipëri dhe Maqedoni.

Peshkimi dhe gastronomia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Korani është një specialitet gatimi si në menutë shqiptare, ashtu edhe në ato maqedonase. Peshkimi në vitet e fundit e ka rrezikuar deri zhdukjen e këtij peshku të rrallë endemik[2], megjithëse ekzistojnë nisma dhe janë organizuar shumë veprimtari nga të dyja palët për ruajtjen e koranit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka ndaluar peshkimin e koranit me ligj, që nga viti 2004 deri në 2014, ndërsa që prej vitit 2003, ligji mbi peshkimin në Shqipëri ndalon peshkimin vetëm gjatë periudhës së shumëzimit[3], por për pjesën tjetër të vitit nuk ka kufizime, çka nuk ka penguar peshkimin ilegal dhe mbipeshkimin[4].

Korani gjendet i gdhendur në anën e pasme të monedhës maqedonase 2 Denarëshe, të lëshuar në vitin 1993.[5]

  1. Crivelli, A.J. 2006. Salmo letnica Arkivuar 10 korrik 2010 tek Wayback Machine. IUCN Red List of Threatened Species. Version 2010.1 Downloaded on 20 May 2010.
  2. "Fossil Trout" Faces Extinction in Balkans, Experts Warn
  3. http://www.biogeosciences-discuss.net/7/5347/2010/bgd-7-5347-2010.pdf [page 19 of 36 (type 5365)]
  4. "ALBANIA PILOT FISHERY DEVELOPMENT PROJECT, page 2" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 qershor 2011. Marrë më 1 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. National Bank of the Republic of Macedonia. Macedonian currency: Coins in circulation Arkivuar 23 shkurt 2009 tek Wayback Machine. – Retrieved on 30 March 2009.