Krimet e Luftës në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një fshat shqiptar i djegur gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999

Një seri krimesh u regjistruan gjatë Luftës në Kosovë (1998–1999). Forcat e regjimit të Sllobodan Millosheviçit përdorën përdhunimet, vranë shumë civilë shqiptarë dhe dëbuan shumë prej tyre gjatë luftës. Sipas raporteve të realizuara nga organizata Human Rights Watch, shumica e krimeve të realizuara nga janari 1998 deri në prill 1999 i përkasin Policisë Serbe ose të ashtuquajturës Ushtrisë Jugosllave.

Prapavija historike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth vitit 1980 shqiptarët kosovarë përbënin shumicën në Kosovë. Në vitet 1970 dhe 198o me mijëra serbë dhe malazezë e braktisën Kosovën, për shkak të kushteve ekonomike. Rreth 57.000 serbë e braktisën Kosovën në dekadën e fundit – u citua në New York Times në 1982.[1] Sllobodan Millosheviçi dhe figura e tij politike u lartësua më shumë teksa u përbetua se do të luftonte represionin e shqiptarëve kosovarë.[2]

Millosheviçi e shfuqizoi autonominë e Kosovës në 1989. Me ardhjen e tij në pushtet, shqiptarët nisën të bojkotonin institucionet shtetërore si dhe injoruan Republikën e Serbisë, duke kulminuar në krijimin e Republikës së Kosovës, e cila u njoh si e pavarur nga shteti fqinj i Shqipërisë. Serbia (tashmë e bashkuar me Malin e Zi si federatë e Jugosllavisë) u përpoq të mbajë kontrollin politik mbi provincën e Kosovës. Me formimin e UÇK-së, një numër i madh i shqiptarëve kosovarë iu bashkuan lëvizjes radikale. Policia serbe dhe ajo jugosllave ishin brutale në kundërpërgjigjet e tyre. Në 1997 sanksione ndërkombëtare u vunë mbi republikën federale të Jugosllavisë për shkak të persekutimit të shqiptarëve kosovarë nga forcat policore jugosllave.[3]

Krimet e serbëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë konfliktit të armatosur në 1998, ushtria jugosllave si dhe policia serbe ushtruan dhunë dhe terror, që rezultoi në dëmtim të pronave, dëbim të popullsisë dhe vrasje të civilë shqiptarë kosovarë. Beogradi miratoi operacionin Patkoi në verë të 1998, në të cilin me qindra e mijëra shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.[4][5][6]

Tërheqja e monitoruesve të OSBE në 20 mars 1999, së bashku me nisjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s, e inkurajuan Millosheviçin të nisi dëbimin e shqiptarëve kosovarë.[7] Me nisjen e bombardimeve të NATO-s, operacioi paktoi u vu në jetë, edhe pse qeveria jugosllave deklaroi se kriza e refugjatëve nisi si pasojë e bombardimeve. Ushtria jugosllave, policia serbe dhe forcat para-ushtarake serbe në pranverë të 1999, në një formë të organizuar, nisën një fushatë të organizuar dhune kundër shqiptarëve civilë në mënyrë që të dëbonin shqiptarët prej Kosove si dhe mbajtjen e kontrollit politik në Beograd kundrejt provincës së Kosovës.

Sipas vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, ushtria federale jugosllave si dhe ushtria serbe sulmuan sistematikisht fshatrat me shumicë shqiptare pas bombardimeve të NATO-s që nisën në 24 mars 1999, dhunuan, vodhën dhe vranë civilë, i dëbuan me forcë për të shkuar drejt Shqipërisë ose Malit të Zi, si dhe dogjën shtëpitë dhe shkatërruan shtëtpitë. Nemanja Stjepanović u shpreh se kjo dhunë sistematike përfshiu dëbimin me forcë të shqiptarëve kosovarë, vrasjen, dhunën seksuale dhe shkatërrimin e objekteve fetare. Forcat jugosllave realizuan një seri krimesh gjatë përdorimit të dhunës dhe terrorit, dëbimin forcërisht të shqiptarëve kosovarë për të lënë shtëpitë e tyre në mënyrë që autoritetet jugosllave të fitonin kontroll mbi Kosovën. Pastrimi etnik i shqiptarëve realizohej përmes metodave të ndryshme: fillimisht ushtria rrethonte një vend, e shoqëruar me rrethim me artileri, më pas policia hynte në fshat. Në këtë fazë realizoheshin dhe krimet (vrasje, dhunime fizike, dëbime dhe dhuna seksuale).[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ruza Petrovic; Marina Blagojevic. "Preface". The Migration of Serbs and Montenegrins from Kosovo and Metohija. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2009. Marrë më 31 janar 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ EXODUS OF SERBIANS STIRS PROVINCE IN YUGOSLAVIA New York Times, 12 July 1982
  3. ^ EU o sankcijama Jugoslaviji početkom septembra. Ništa od ublažavanja. Arhiva.glas-javnosti.rs. Retrieved on 2011-04-30.
  4. ^ Mark A. Wolfgram Democracy and Propaganda: NATO’s War in Kosovo. DOC file, Oklahoma State University
  5. ^ "Operation Horseshoe" —propaganda and reality. Wsws.org (29 July 1999). Retrieved on 2011-04-30.
  6. ^ Daniel Byman; Kenneth Michael Pollack (2007). Things fall apart: containing the spillover from an Iraqi civil war. Brookings Institution Press. ISBN 978-0-8157-1379-1. Marrë më 30 prill 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Report of UK Committee on Foreign Affairs". Marrë më 17 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Heinz Loquai: Der Kosovo-Konflikt. Wege in einen vermeidbaren Krieg. Die Zeit von Ende November 1997 bis März 1999 (in German)