Jump to content

Kripa

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Krypë)
Kripa

Kripa është lëndë e bardhë dhe e fortë në trajtë kokrrizash të vogla të kristalta, e tretshme në ujë, që nxirret nga uji i detit (nëpër kripore) a nga toka (në miniera) dhe që përdoret në gjelle ose u hidhet ushqimeve për t'i ruajtur për një kohë të gjatë. Në kimi kripa njihet si përbërje kimike e formuar nga zëvendësimi i plotë a i pjesshëm i hidrogjenit të një acidi me metal e me njëvlerës të tij. Në mjekësi kripa njihet si lëndë e bardhë dhe e kristaltë që pihet për të dalë jashtë kur jemi kaps, sulfati i magnezit.

Efektet e kripës në kuzhinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Nuk shërben vetëm për gatim.
  • Shishet e qelqurina lahen mirë me ujë me kripë.
  • Një sasi kripe e lënë pa mbuluar në një tepsi thith lagështinë e dhomës, pasi kemi lyer.
  • Uji i nxehtë ftohet me ngadalë po ti hedhim kripë.
  • Peshku në akuarium qëndron më mirë po ti hedhësh 2-3 kokrra kripë. Kjo i heq dhe aromën e keqe ujit.
  • Mizat e dheut largohen po të hedhim kripë në vendet e grumbullimit ose në rrugët e kalimit.
  • Njollat e kafes, kakaos, çokollatës, verës pastrohen më kollaj po i lage menjëherë me ujë të kripur.
  • Sendet prej mermeri, prej bakri e prej argjendi pastrohen mirë po të fërkohen me kripë.
  • Tigani ose tenxherja që është nxirë nga të fërguarat, pastrohet shpejt po të fërkohet me kripë të nxehtë.
  • Njollat e shndritshme, që mbeten mbi mobiliet nga sendet e nxehta, mbulohen me kripë e pak vaj, pastaj pastrohan.
  • Gjalpi nuk prishet po ta mbulojmë me kripë.
  • Vezët ruhen të freskëta po të mbulohen me kripë.
  • Era e qepës largohet nga duart po ti fërkojmë me kripë.
  • Formula kimike: NaCl.
  • Djegiet e lehta të lëkurës, në kuzhinë, shërohen më leht po të laget pjesa e djegur dhe të mbulohet me kripë.

Dëmi nga kripa e kuzhines

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pse kripe himalaje dhe jo kripe deti ?

Te dyja kane te njëjtën perberje ndërsa kripa himalaje është e kristalizuar nga prasioni dhe ka një strukture qe mbahet nga lidhje elektrike pra ka energji, vibrazion, dhe memorje, e cila kur shkrihet ne uje i kalon organizmit tone qe ka aq shume nevoje . Kjo kripe është kristalizuar miliona vjet me pare kur ujrat e detit nuk ishin te ndotura sic janë sot.

Kripa e detit nuk ka strukture kristaline elektrike si rrjedhim ska energji por ka te gjith elementet kimik pra 84 e bashke me to ka edhe shum element metalik e pislliqe te ndryshme nga industrite qe derdhin mbeturinat ne det . Keto element thithen bashke me kripen dhe provokojne sëmundje te ndryshme ne organizem sidomos ne tru.