Kulla e Sulejman Vokshi
Kulla e Sulejman Vokshi | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Gjakovë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIXI |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | E.K. 02 - 222/80 |
Nr. i referencës | 817 |
Kulla e Sulejman Vokshi është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër E.K. 02 - 222/80.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla gjendet në vendin e quajtur Mejtepi Ruzhdije në hyrjen e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Objekti është ndërtuar në fillim të shek. XVIII dhe ka rëndësi të madhe historike sepse aty u lind heroi ynë kombëtar Sylejman Vokshi, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Objekti ka vlera arkitektonike, është ndërtuar me tulla të pjekura, gurë natyralë, dru,llaç gëlqereje, kurse mbulesa është me qeramidhe tradicionale. Objekti është në dy etazhe, e drejtuar në perëndim-jug, me dritare katërkëndëshe. Bodrumi gjendet mbi tokë dhe ka shërbyer për ruajtjen e ushqimit. Objekti ka pësuar disa transformime të vogla, sidomos në enterierin e brendshëm dhe në dyer e dritare.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2022. Marrë më 4 dhjetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine