Shko te përmbajtja

Kulla e Tupellëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulla e Tupellëve
LlojiArkitekturore
VendndodhjaMitrovicë, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës440

Kulla e Tupellëve është një monument i trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

U ndërtua në fillim të shekullit XIX nga familja bujare shqiptare Tupella dhe shërbeu si shtëpi banimi e kohës. Në vitin 1912 kulla u uzurpua nga autoritetet e kohës dhe për vite me rradhë shërbeu si burg për shqiptarët. Kulla ka histori të dhimbshme sidomos gjatë viteve 1945 kur shumë shqiptarë u burgosën pastaj u vranë dhe u masakruan nga ana e serbëve. Edhe në vitin 1956, gjatë aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve , shumë shqiptarë u burgosën në këtë kullëdhe ndaj tyre u ushtrua dhunë dhe terror i paparë. Sot në këtë kullë janë të strehuar familjet shqiptare të dëbuara nga pjesa veriore e Mitrovicës nga bandat serbe.[2]

Struktura e kullës ka mbetur siç ishte ndërtuar më parë vetëm disa ndryshime të enterierit janë bërë në aspekte funksionale. Pjesa e eksterierit mbetet e njejtë me mure guri. Muratimi me gurë është bërë me teknikë "rustika". Pjesa strehore është ndërtuar me tulla të argjilës. Pjesa ballore dhe hymjet e kullës janë të pozicionuara nga jugu. Hymjet janë të ndërtuara në formë harkore. Kulla është e ndërtuar në dy etazhe.[3]

  1. LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. ISBN 978-9951-663-35-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "TKK - Objekti". dtk.rks-gov.net. Marrë më 2025-02-01.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]