Kushe Mica
Appearance
Kushe Mici (Shkodër, 16 qershor 1832 - 3 mars 1913) ka qenë një mësimdhënëse në Shkodrën osmane të shekullit 19, ku zhvillonte mësimdhënien u njoh në atë kohë si shkolla e Kushe Mices.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 16 qershor 1832 në Shkodër, bijë prindërish të zbritur nga Dukagjini. Vetë mori mësim në shkollën Shor Markjes,[1] pjesë e rrjetit shkollor të subvencionuar nga Perandoria Austriake në kuadrin e Kultursprotektoratit.[2] Kusha qëndroi virgjneshë dhe më 1859 nisi të jepte edhe vetë mësime private, kryesisht punë dore, pak shkrim e këndim si dhe pak italisht.[1]
Ndërroi jetë më 3 mars 1913.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet. Vëll. II. Shkodër: Idromeno. fq. 42. ISBN 978-99927-623-4-9.
- ^ Deusch, Engelbert (2009). Das k.(u.)k. Kultusprotektorat im albanischen Siedlungsgebiet: in seinem kulturellen, politischen und wirtschaftlichen Umfeld (në gjermanisht). Böhlau Verlag Wien. fq. 876. ISBN 9783205781509.