Kutia e Pandorës
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Kutia e Pandorës është një mit nga Mitologjia greke. Sipas mitologjisë Greke thuhet se kur u bë hapja e kutisë së Pandorës të gjithë të këqijat dolën nga kutia në këtë botë. Kjo kuti ishte një dhuratë e Zeusit për Pandorën e cila ishte e martuar me Titanin Epimete. Kutia nuk duhej të hapej, por Pandora nga kureshtja e saj e tepërt e hapi atë. Dhe që nga ajo kohë shumë te këqija erdhën mbi botën. Para se te hapej kutia,njerëzimi nuk njihte të keqen, lodhjen dhe sëmundjet, dhe njerëzit si edhe zotërat mbi të gjitha ishin të pavdekshëm. Por para se Elpisi (greqisht: Shpresë) të dalë nga kutia, ajo u mbyll përsëri. Kështu për një kohë bota u bë një vend i pamëshirshëm, derisa Pandora hapi përsëri kutinë dhe në botë doli edhe Elpisi/Shpresa. Në ditëte e sotme hapja e "kutisë së Pandorës" është sinonim për një gjë shumë të ndërlikuar dhe një gjë që sjell fatkeqësi/kob.