Asambleja Kombëtare (Serbi)
Appearance
(Përcjellë nga Kuvendi i Serbisë)
Asambleja Kombëtare (Serbisht: Народна скупштина Narodna skupština) është legjislativi njëdhomësh i Serbisë. Kuvendi përbëhet nga 250 deputetë të cilët zgjidhen në mënyrë proporcionale për mandate katër-vjeçare me votim të fshehtë. Kuvendi zgjedh një kryetar i cili kryeson seancat.[1]
Asambleja Kombëtare ushtron pushtetin suprem legjislativ. Miraton dhe ndryshon Kushtetutën, zgjedh Qeverinë, emëron Guvernatorin e Bankës Popullore të Serbisë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë. Të gjitha vendimet merren me shumicë votash të deputetëve në seancën në të cilën janë të pranishëm shumica e deputetëve, përveç ndryshimit të Kushtetutës, kur nevojitet shumicë prej dy të tretash.[2]
Kuvendi mblidhet në Dhomën e Asamblesë Kombëtare në Beograd.[3]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Wikisource: Constitution of Serbia
- ^ National Assembly of Serbia: Informer Arkivuar 28 nëntor 2010 tek Wayback Machine (This text is in the public domain as the official material of the Republic of Serbia state body or a body performing public functions, under the terms of Article 6, Paragraph 2 of Serbian copyright law)