Jump to content

Kyçi hidrografik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kyqi hidrografik)

Kyçi hidrogafik i Kosovës gjendet në Malet e Jezercit, ku takohen ujëndarësi i detit të Zi, Adriatik dhe detit Egje. Nga pika më e lartë e Maleve të Cerralevës në gj. gj. veriore 42° 21′ 13"dhe të gjat. gj. lindore 20° 85′ 49" (Suka e Dermanit 1364 m) në perëndim rrjedh rrjedha lumore Toplluha në Drini i Bardhë dhe në Detin Adriatik. Në drejtim të veriut lëshohet rrjedha lumore e Cërralevës, e cila nëpërmjet Sitnicës dhe Ibrit derdhet në Detin e Zi. Në drejtim të jugut rrjedh lumi Nerodime, degë e Lepencit, i cili nëpërmjet Vardarit ujin e derdh në detin Egje.

Nga Suka e Dermanit kah jugu, nëpër Malet e Sharrit , Bistrës dhe Pelisterit, shtrihet ujëndarësi në mes Detit Adriatik dhe deti Egje.

Nga Suka e Dermanit në lindje, shkon ujëndarësi në mes ujëmblëdhësit të detit të Zi dhe detit Egje. Në Fushën e Kosovës, jo larg Ferizajit ujëndarsi zbret dhe paraqitet bifurkacioni i Nerodimes. Këtu lumi i Nerodimes ndahet dhe nji pjesë e këtij lumi vazhdon dhe rrjedh në lumin Lepenc, ndërsa pjesa tjetër në lumin Sitnica degë e Ibrit i cili i takon ujëmbledhësit të detit të Zi. Nga Fusha e Kosovës, ujëndarësi ngritet në Malet e Karadakut, e mandej prap zbret dhe e pret Luginën e Preshevës (460 m). Këtu njiherit është edhe pika më e ulët e ujëndarësëve të detrave në gadishullin Ballkanik. Nga Lugina e Preshevës ujëndarësi vazhdon ngritet nëpër malin Rujen, Besna Kobilla dhe Stresher kalon në teritorin e Bullagarisë.