László Mérő
László Mérő | |
---|---|
U lind në | 11 dhjetor 1949 |
Kombësia | Hungarez |
Profesioni | matematikan, psikolog, publicist |
László Mérő (Laslo Merë; Budapest, 11 dhjetor 1949 – ) është matematikan, psikolog, publicist hungarez, profesor në Institutin Psikologjik e Universitetit “Loránd Eötvös” dhe në Universitetin “Babeș-Bolyai” në Kluzh-Napokë. Kryesisht ai është i famshëm për librat dhe shfaqjet e tij.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai kreu shkollën plotore në Gjimnazin “Dániel Berzsenyi” më 1968, më pas mbaroi studimet universitare më 1974 në Universitetin “Loránd Eötvös” në degën e matematikës. Ai ka fituar gradën akademike Kandidat i Shkencave Teknike më 1980 në fushën e inteligjencës artificiale.
Më 1974–1984 punoi në Institutin e Kërkimeve Informatike dhe Automatike (SZTAKI) të MTA-së, pas vitit 1980 si bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Herët në karrierën akademike e tij kontribuoi në fushën e përpunimit dixhital të imazhit, aktualisht veprimtaria shkencore e tij përqendrohet te inteligjenca artificiale përgjithësi, e veçanërisht te algoritme kërkimi dhe algoritme e njohjes së modelit në imazhe. Mérő publikoi rezultatet e kërkimeve shkencore të tij në fushën e algoritmeve heuristike në revista ndërkombëtare.[1] Nga viti 1980 ai jep leksionet dhe kurset në universitetet e Hungarisë dhe e vendeve evropiane.
Më 1984–2004 e mësoi në Universitetin “Loránd Eötvös” si docent. Në vitin 2001 fiton gradën e doktorit të habilituar në Universitetin “Loránd Eötvös” në fushën e psikologjisë. Veç kësaj, ai po drejtonte kërkime ne fushat e psikologjisë ekonomike, proceseve e të menduarit dhe e vendimit, teorisë së lojës, memetikës, psikofizikës dhe translogjikës. Ndërkohë nga viti 1987 Mérő ishte drejtor ekzekutiv i kompanisë Phone2Play, e cila prodhuar lojëra elektronike për klientët amerikanë, lojëra në celular për AT&T, Nokia dhe Disney deri në vitin 2003. Me Ernő Rubik (babai hungarez i kubit të Rubikut) ata kanë programuar lojë Rubik’s Games për kompaninë Hasbro.
Më 2003, ishte bashkë-themeluar i kompanisë Darwin’s Marketing Evolution, e cila kryen hulumtime marketingu të bazuar në parimet e memetikës, dhe organizon stërvitje, coaching dhe jep këshillim për drejtuesit e korporatave (L’Oréal, Samsung, Vodafone, OTP, etj., më shumë se 50 projekte).
Nga viti 2005, ai është profesor në Institutin Psikologjik e Universitetit “Loránd Eötvös” dhe nga viti 2007, në Departamentin e Psikologjisë, Universiteti “Babeș-Bolyai” në Kluzh-Napokë.
Më 2013–2019 bashkëpunëtor i revistave hungareze Magyar Narancs dhe HVG.
Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1974 – Çmimi Memorial “Kató Rényi”
- 1998–2002 – Bursa “István Széchenyi”
- 1999 – Libri shkencor i vitit në Gjermani
- 2005 – Çmimi për Budapesti
- 2009 – Çmimi “József Eötvös”
- 2020 – Mom’s Choice Awards Gold Award për lojën Mondrian Blocks[2]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A pszichológiai skálázás matematikai alapjai (‘Themelet matematikore të shkallëzimit psikologjik’), 1987
- A mesterséges intelligencia és a kognitív pszichológia kapcsolata (‘Marrëdhënia midis inteligjencës artificiale dhe psikologjisë kognitive‘) 1988
- Észjárások (‘Mënyrat e të menduarit’), 1989 (edhe botuar në anglisht, gjermanisht, italisht)
- Mindenki másképp egyforma (‘Të gjithë janë njësoj, por ndryshe’), 1996 (edhe në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, spanjisht)
- Új észjárások (‘Mënyra të reja të të menduarit’), 2001
- Az élő pénz (‘Paratë që jetojnë‘), 2004
- Maga itt a tánctanár? (‘A jeni këtu mësuesi i vallëzimit?’), 2005
- A pénz evolúciója (‘Evolucioni i parave’), 2007 (edhe në gjermanisht, italisht)
- Az elvek csapodár természete (‘Natyra e ndryshueshme e parimeve’), 2008
- Az érzelmek logikája (‘Logjika e emocioneve’), 2010
- A csodák logikája (‘Logjika e mrekullive’), 2014 (edhe në anglisht, arabisht, rusisht)
- Emberi matek (‘Matematika njerëzore’), 2016
- Az ész segédigéi (‘Foljet ndihmëse të arsyes’), 2019
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Who is Who Magyarországon (Hübner)
- "Dr. Mérő László matematikus, pszichológus". Nyitott Akadémia (në hungarisht). Marrë më 2020-05-04.
- "Mérő László". Neumann János Számítógép-tudományi Társaság (në hungarisht). 2017-04-29. Marrë më 2020-05-05.
- "Personal data sheet". Országos Doktori Tanács (në hungarisht). 2020-02-12. Marrë më 2020-05-04.
- "Mérő László". Líra Könyv (në hungarisht). Marrë më 2020-05-04.