Nokia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Korporata Nokia[1] është korporatë Finlandeze për komunikime ndërkombëtare me qendër në Espoo, Finlandë. Është korporatë me përgjegjësi publike financiare të limituar e regjistruar në listën e shkëmbimit të aksioneve në Helsink, Frankfurt dhe New York. Nokia ekziston që nga viti 1865 si fabrikë për përgatitjen e drurit si lëndë e parë për prodhimin e letrës. Në vitin 1967 me bashkimin e tri korporatave, Nokia mori formën si korporatë sipas ligjeve të Republikës së Finlandës. Korporata mori emrin sipas lumit Nokia, i cili gjendet në jug të Finlandës, afër te cilit ka qenë e ndërtuar fabrika Nokia. Në fund të vitit 2010, Nokia ka funksionuar në 15 ndërtesa prodhuese të cilat janë në Brazil, Kinë, Finlandë, Gjermani, Hungari, Indi,Meksikë, Republikën e Koresë dhe në Mbretërinë e Bashkuar[2]. Në fund të vitit 2010 kishte 132,430 të punësuar. Shitjet neto të vitit 2009 ishin 41 miliard, me përfitim prej 1.2 miliard euro. Struktura e menaxhimit nuk është tepër hierarkike. Punimi në grupe dhe respekti për punë individuale është i çmuar lartë, ashtu si edhe shpejtësia dhe fleksibiliteti në marrjen e vendimeve. Është prodhuesi më i madh botëror për telefona mobil, shitjet e të cilit kanë pasur 31% të tregut botërorë në çerekun e katërt të vitit 2010. Nokia prodhon telefona mobil për secilin prej protokolleve kryesore si GSM, CDMA, and W-CDMA (UMTS). Pjesë tjera shumë të afërta me Nokia janë edhe Ovi, Nokia Siemens Networks, Navteq dhe Symbian. Përmes platformës Ovi Nokia ofron shërbime si programe, lojëra, muzikë, harta, media dhe mesazhe. Nikia Siemens Networks prodhon pajisje dhe shërbime për rrjeta të telekomunikacionit. Navteq është shtojcë e cila siguron shërbime falas për harta digjitale dhe drejtim. Korporata Symbian me bazë në Angli, është po ashtu një bazë për sistemet operative për të gjitha llojet e telefonave mobil të prodhuara deri më tani nga Nokia. Në datën 11 Shkurt 2011, Nokia paralajmëroi bashkëpunimin me korporatën Microsoft, që të gjithë telefonat e mençur të ardhshëm të kenë sistemin operativ Windows Phone 7 en:Nokia.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shekulli i parë i Nokia-s: 1865-1967[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nokia filloi duke pordhur letër nga viti 1865[3], kur Fredrik Idestam ndërtoi frikën për përgatitjen e drurit si lëë të pë pë r e letrës në pjesën e Tammerkoski, në jug të Finlandës. Disa vite më vonë, ai ndërtoi fabrikën e dytë afër lumit Nokianvirta, sipas të cilit Nokia mori emrin. Idestam, inxhinier i minierave, sjelli një proces të ri për përpunimin e letrës, i cili ishte më i lirë, nga GjermaniaFinlandë. Idestam ia dha kompanisë emrin Nokia Ab në vitin 1871. Nokia Ab shtoi gjeneratën elektrike në aktivitetin e vet biznesor në vitin 1902. Eduard Polon krijoi Finnish Rubber Works e cila më vonë iu bashkua Nokia-s, po ashtu edhe Arvid Wickstrom krijoi Finnish Cable Works, e cila ishte e mbështetur nga Nokia. Në vitin 1937 Verner Weckman, i cili ishte pjesë e ekipit të mundjes në Olimpiad, u bë president i Finnish Cable Works. Më 1960 Cable Works krijoi departamentin e parë për elektronikë, e cila prodhoi 2 vite më vonë pajisjen e vetë të parë, e cila ishte një analizues i pulsit për stacionet bërthamore të prodhimit të energjisë. Në vitin 1967 Nokia Ab, Finnish Rubber Works dhe Finnish Cable Works zyrtarisht u bashkuan në Korporatën Nokia. Drejtimet në të cilat punoi në fillim ishin: kauçuk, kabllo, kujdesie për pyje, elektronikë, prodhimin e rrymës. Björn Westerlund ishte president i korporatës, nga Finnish Cable Works, e cila pastaj krijoi departamentin e elektronikës që ishte bazë për sukseset e ardhshme të Nokias në telekomunikacione.

Kalimi në telefoninë mobile: 1968-1991[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi që rrjetet mobile ishin bërë globale, Nokia ishte e pozicionuar mirë për përparimin në drejtimin e telekomunikacioneve. Mobira Oy[4] ishte prodhues i hershëm i telefonave, që u krijua si bashkëpunim mes Nokia dhe Salora(prodhues i televizorëve). Nordic Mobile Telephone ishte operatori mobil i parë që mundësoi rrjetin celular ndërkombëtar, që i hapi rrugë Nokia-s për prodhimin e telefonit në veturë dhe , në vitin 1982, Mobira 450, që u pasua disa vite më vonë me versionin portativ. Në këtë kohë po ashtu siguronte edhe stacionet bazë për operatorët e NMT. Më 1984, u krijua Mobira Talkman si telefon portativ. Mobira Cityman ishte telefoni i parë i dorës, që deri në atë kohë ishin zakonisht si telefona në veturë dhe shumë të rëndë. Ky peshonte 800 gram, i cili u bë i famshëm pasi Mikhail Gorbachev u fotografua duke shfrytëzuar Cityman për një thirrje nga HelsinkiMoskë. Kushtonte 24000 Marka finlandeze, apo përafërsisht 4560 euro. Një tjetër datë e rëndësishme është ajo 1 korrik 1991, kur kryeministri i Finlandës bëri thirrjen e parë GSM duke shfrytëzuar pajisje të Nokia-s. GSM është standardi evropian për teknologjinë digjitale mobile. Kjo gjeneratë e teknologjisë mobile mund të transmetonte të dhëna(mesazhe) po ashtu edhe zë. Në vitin 1992 Nokia prodhoi telefonin e parë digjital GSM të dorës, Nokia 1011.

Revolucioni Mobil: 1992-1999[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1992 Nokia mori vendim për t'u koncentruar në biznesin e telekomunikimeve[5], e cila ishte ndoshta njëri nga vendimet më të rëndësishme strategjike në historinë e saj. CEO Jorma ollila e bëri Nokia-n lider në industrinë e telefonisë para përfundimit të dekadës. Bizneset kryesore ishin perdhunimi i telefonave mobil dhe sistemeve për telekomunikime, kurse departamentet tjera gradualisht u shitën. Pas krijimit të Nokia 1011, u krijua edhe Nokia Tune e cila u paraqit si zile e telefonit në vitin 1994 me seritë Nokia 2100, të cilat u shitën në 20 milion në tërë botën. Qëllimi i Nokia-s ishte që të qinte 400,000 kopje. Në vitin 1997 në Nokia 6110 mund të luhej edhe loja Snake. Kah fundi i kësaj dekade Nokia bëhet prodhuesi më i madh i telefonave mobil, me shitje në Evropë, Amerikën Veriore, Amerikën Jugore dhe Azi. Në fund të kësaj periudhe krijoi Nokia 7110 i cili ishte i parë telefon i dorës me WAP.

Nokia 150 dhe Nokia 1100

Nokia tani: 2000-sot[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nokia vazhdon me teknologjinë 3G në vitin 2002[6], lojëra me më shumë se një lojtarë, multimedia. 3G (gjenerata e tretë) është teknologji për telefona mobilë e cila ishte aplikuar nga Nokia me telefonin e saj Nokia 6650, në 2002-tën. Nokia 7650 ishte i pari me kamerë, dhe Nokia 3650 i pari me mundësinë për krijimin e videove. Me teknologjinë 3G mund të bëhet: shkarkimi i këngëve, video thirrje, shikim i programeve televizive dhe qasje në internet. Në 2003-tën u krijua N-Gage, që ishte pajisje për lojëra. Më 2005 fillon krijimi i Nseries, e cila ishte një familje e telefonave me specifika më të larta. Nokia shënon një arritje të madhe me shitjen e telefonit të miliard, Nokia 1100 në Nigeri. Olli-Pekka Kallasvuo u bë president dhe CEO i Nokias. Jorma Ollila kaloi në pjesëtarë të bordit drejtues. Nokia u bë marka e pestë më e vlefshme në botë. U krijua Ovi, shërbimi në internet.

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamentet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryesori është CEO, i cili mbikëqyr departamentet si: Telefonat Mobil, Telefonat e Mençur, Tregu[7].

Telefonat Mobil[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamenti Telefonat Mobil me në krye Mary T. McDowell është i koncentruar në krijimin e telefonave të ri modern, me çmime të ulëta. Këto pajisje janë të bazuara në teknologjitë GSM/EDGE, 3G/W-CDMA dhe CDMA. Me shitjen e këtyre telefonave Nokia është e para për prodhimin e kamerave dhe pajisjeve për audio digjitale.

Telefonat e Mençur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamenti Telefonat e Mençur me në krye Anssi Vanjoki është i koncentruar në telefonat e mençur dhe kërkimin e mundësive të reja për pajisje dhe platforma. Kjo ofron telefona mobil dhe kompjuter mobil me çmime më të larta.

Tregu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamenti Tregu me në krye Niklas Savander është përgjegjës për shitjet, funksionet e marketingut dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve.

Kompanitë ndihmëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompanitë kryesore ndihmëse janë Nokia Siemens Networks dhe Navteq. Kompani tjera janë Vertu, kompani britanike e cila prodhon telefona luksoz, Qt Software, kompani norvegjeze për programe, OZ Communications, shërbyes i e-mail dhe instant messaging.Symbian Limited, është kompania më e njohura ndihmëse e Nokia-s, nga ku blen sistemin operativ për të gjithë telefonat mobil të saj, por që në të ardhmen parashikohet të zëvendësohet me Windows Mobile.

Navteq[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Navteq është shpërndarësi kryesor i informacioneve për hartat digjitale, të dhënave të tjera të afërta, shërbimeve për orientim, sistemeve vetëlëvizëse dhe shërbimeve tjera për harta të bazuara në internet. Hartat e Navteq janë pjesë e Nokia Maps, ku mund të shkarkohen harta dhe mund të merren shërbimet tjera të lidhura me orientim. Nokia Maps është pjesë e shërbimit në internet, Ovi.

Nokia Siemens Networks[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nokia Siemens Networks, bashkërisht e poseduar nga Nokia dhe Siemens, është një nga shërbyesit më të mëdhenj të infrastrukturës për telekomunikime e cila prodhon pjesë elektronike, programe dhe shërbime profesionale në tërë botën. Është e koncentruar në llojet e rrjetave GSM, EDGE, 3G/W-CDMA dhe WiMAX. Nokia Siemens Networks shërben më shumë se 600 operator në më shumë se 150 shtete, përmbi 1.5 miliard njerëzve të lidhur përmes tij.

Udhëheqja e Korporatës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kontrolli dhe menaxhimi janë të ndara mes pronarëve të aksioneve dhe Bordi Ekzekutiv, i cili është i udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve. Kryetari dhe pjesa tjetër e pjesëtarëve të Bordit Ekzekutiv janë të caktuar nga Bordi i Drejtorëve. Vetëm Drejtori i Bordit Ekzekutiv mund t'i përkas të grupeve, Bordit të Drejtorëve dhe Bordit Ekzekutiv. Bordi i Drejtorëve përmban Komitetin e Kontrollit Financiar, Komitetin e Personelit dhe Udhëheqësit e Korporatës dhe Komitetin e Nominimeve. Funksionimi i kompanisë është i menaxhuar nga sistemi i vendosur nga Finnish Companies Act, Nokia's Articles of Association dhe Corporate Governanve Guidelines, dhe statutit të Bordit të Drejtorëve.

Kultura e Korporatës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura në korporatën Nokia është e koncentruar në shpejtësi dhe fleksibilitet në marrjen dhe zbatimin e vendimeve në një organizatë të rrafshët dhe rrjetore, por prapë se prapë madhësia e korporatës imponon një sasi të burokracisë. Gjuha zyrtare është gjuha angleze. Të gjitha dokumentet shkruhen në anglisht, dhe po ashtu edhe në komunikimet brenda kompanisë dhe e-mail. Deri në Maj 2007 vlerat e Nokia-s ishin kënaqja e klientëve, respekti, arritja, dhe përtëritje. Nokia pastaj i ridefinoi vlerat kryesore sipas sugjerimeve të punëtorëve, të cilat janë: Joshjen, bashkë drejt arritjeve, pasion për inovacion dhe shumë human[8].

Shërbimet online[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ovi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ovi është prezantuar me 29 Gusht 2007, me emër nga koncepti çadra e shërbimit të internetit. Ovi.com është tabelë personale ku shfrytëzuesit mund të publikojnë foto me shokët, shkarkojnë këngë, harta dhe lojëra drejtpërdrejt në telefonat e tyre dhe mund të lidhen me shërbime tjera si Fickr. Ovi përfshinë shumë shërbime si Ovi Store, Nokia Music Store, Nokia Maps, Ovi Mail, N-Gage, Ovi share, Ovi Files, Contacts dhe Calendar.

My Nokia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nokia ofron edhe shërbime falas për të personalizuar telefonat si: ringtones, wallpapers, screensavers, games dhe gjëra të tjera pa pagesë.

Comes With Music[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nokia Comes With Music është iniciativë e Nokia-s me partner si Unicersal Music Group International, Sony BMG, Warner Music Group dhe EMI të cilat lejojnë 12, 18 ose 24 muaj shkarkime të këngëve pa limit me blerjen e telefonit Nokia të serive Nokia Comes With Music. Kjo mund të shfrytëzohet vetëm në disa shtete për shkak të problemeve. Këto shtete janë: Kina, India, Indonezia, Brazili, Turqia dhe Afrikën e Jugut.

Aleanca me Microsoft[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 11 Shkurt 2011 CEO i Nokia-s Stephen Elop, ish-punonjës i Microsoft, paraqiti aleancën me Microsoft, e cila do ta zëvendësojë Symbian dhe MeeGo me Windows Phone. Nokia do ta përdor Symbian për telefonat mesatar dhe të ulët. Në Windows Phone Ovi do të jetë pjesë e Microsoft Marketplace, dhe Nokia Maps pjesë e Bing dhe AdCenter. Bing do të jetë makina kryesore kërkuese për të gjithë telefonat. Nokia do të posedoj një nivel të përshtatjes së WP në telefonat e saj. Pas këtij deklarimi aksionet e Nokia-s pësuan rënie për 14%, e cila është më e madhja prej korrikut 2009.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2009. Marrë më 22 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2011. Marrë më 22 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2009. Marrë më 22 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2011. Marrë më 22 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2011. Marrë më 22 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2011. Marrë më 22 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2009. Marrë më 22 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2011. Marrë më 22 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)