Jump to content

Lëvizjet e kishave monoteiste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Kishat pa trinitet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mendimi i ebionitëve, siç vërehet më pastaj në monarshianizëm dhe në arianizëm, për mospranimin e trinitetit dhe kundërshtimi i shpjegimit të Zotit në tre persona në historinë e krishterimit, e sidomos ajo që haset në fillim të krishterimit, është mugulluar përsëri me paraqitjen e reformizmit. Në mesin e lëvizjes kishtare reformiste hasim në ekzistimin e rrymave që janë larguar nga triniteti, Jezusin nuk e kanë pranuar si Zot, por vetëm si profet dhe si njeri. Këto, për arsye se nga kishat e mëdha janë llogaritur të devijuara, deri sot nuk janë të pranuara në unionin e kishave botërore[1].

Themelusi i rrymës unitariane, e cila është formuar në bazë të asaj se rregulli i universit varet prej njësisë së Zotit dhe se Jezu Krishti nuk mund të hyjnëzohet dhe besimi se, Zoti për të qetësuar zemërimin e tij për Adamin dhe për gjenezën e tij, e bëri kurban Jezusin, është një shpifje e qartë e bërë ndaj Zotit mëshirues, është Michael Servetus (1511-1553), që sipas gjykatës institucionale është djegur i gjallë dhe kështu edhe është vrarë. Mendimet e tij që kanë bërë jehonë janë zhvilluar në Angli nga John Bidle (1615-1662), Samuel Clark (1675-1729), Thomas Emlyn (1663-1741), James Martineau (1805-1900); kurse në Amerikë nga William Ellary Channing (1780-1842). Zhvillime të ngjashme janë realizuar edhe në Poloni nën udhëheqjen e Faustus Socinus (1615-1662), në Hungari nën udhëheqjen e Fracis David (1510-1579). Unitarianët besojnë se Zoti është një, rregulli i universit vepron sipas parimit të njësisë. Gjithashtu besojnë se të gjithë njerëzit simbolikisht llogariten fëmijë të Zotit. Kundërshtojnë doktrinën e trinitetit të kishave të tjera. Besojnë se Jezusi është i biri i Josefit marangoz dhe i Marias, kurse “lindjen e tij mbinatyrore” nuk e pranojnë. Besojnë se, Zoti çdo herë, për t’ua mësuar njerëzve të vërtetën ka dërguar profetë dhe se edhe Jezusi është një hallkë e rëndësishme e këtij vargu të profetëve. Doktrinën e mëkatit origjinal nuk e pranojnë, ndërkaq një gjë të tillë e llogaritin si shpifje për Zotin. Kurse Shpirtin e Shenjtë e komentojnë si një mjet inspirimi, të cilin Zoti e ka vendosur në thellësi të shpirtit të njeriut. Gjithashtu edhe besimet për botën e ardhshme nuk janë të qarta. Theksojnë se ungjijtë përbëjnë themelin e sistemeve. Adhurimet kolektive i shohin si sjellje pozitive për vetëdijësimin e individit. Me gjithë pranimin e pagëzimit dhe të kungimit, ata pagëzimin e komentojnë si një falënderim Zotit për dhurimin e fëmijës, kurse kungimin si një “ceremoni që përkujton mesazhet e Jezusit dhe që zhvillon jetën fetare dhe etike të njerëzve. Lëvizjet reformiste kanë lindur si reagim ndaj besimit të kishës në trinitet. Ato janë ndarë në grupe të ndryshme, si në kisha unitariane angleze, gjermane dhe në amerikane. Besimet e përbashkëta janë: mohimi i trinitetit dhe besimi në njësinë e Zotit. Racionalizmin e kanë nxjerrë përpara dogmatizmit. Komentimeve të kishës nuk u japin rëndësi, por rëndësi i japin Jezusit historik dhe jetës së tij. Besojnë se Jezusi është një njeri dhe profet i Zotit. Mes tyre ka dallime në adhurim. Supozohet se ka afër një milionë unitarianë të përhapur nëpër shtete të ndryshme. Më tepër janë në Amerikë dhe në Angli[2][3].

Themeluesi është Jakob Lorber (1801-1864). Komuniteti ka lindur në Gjermani. Lorber pretendon se ka marrë shpallje prej Zotit dhe këtë e quan “qehjallëk dhe përfaqësim të Zotit”. Ai pretendonte se deri në vdekje i ka ardhur shpallje. Shpalljen apo mendimet e tij i ka të shënuara në shkrimet e tij, prej të cilave është formuar edhe përmbledhja me shkrimet e shenjta prej 25 vëllimeve. Kurse jetën e ka siguruar nga mësimet e muzikës dhe të violinës. Ai ka vdekur si i gjorë dhe beqar në Graz më 1864. Lorber ka thënë se, zërat që i ka dëgjuar dhe shpalljen që e ka pranuar, i kanë ardhur nga Jezu Krishti. Titulli i vëllimit 10-të të përmbledhjes së tij është “Grafe Evangelium Johannis”, ku përshkruhet jeta e Jezusit. Në brendinë e saj haset në imtësi të ndryshme nga ajo që është në ungjijtë. Aty zënë vend edhe temat pas vdekjes dhe temat për natyrën. Këtë përmbledhje e kanë botuar shokët pas vdekjes së tij. Sipas Lorberit, Jezusi është “njeri” i plotë. Pretendimet e kishave të tjera për hyjninë e Jezusit janë të pavërteta. Jezusi me vlerën e tij ka arritur në “dritën hyjnore”. Anëtarët e këtij fraksioni janë një komunitet jozyrtar. Ata nuk e pranojnë trinitetin. Anëtarët e këtij komuniteti edhe pse janë anëtarë të kishave të tjera, ata përsëri grumbullohen për rreth veprave të Lorberit. Supozohet se në botë kanë afër 45.000 anëtarë.

Apostolizmi i Jezu Krishtit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo lëvizje, me qëllim që të ringjallë shpirtin apostolik të krishterimit, ka lindur më 1902. Udhëheqësi i komunitetit ishte Apostol Ephraim (v. 1923). Thuhet se ithtarët e kësaj lëvizjeje bazohen në shkrimet e shenjta dhe në mendimet apostolike. Gjithashtu thonë se feja nuk është për t’u kuptuar, por për t’u ndier. Tezën se Jezusi është “Bir i Zotit” nuk e pranojnë. Nuk kanë lidhje me unionin e kishave botërore. Shumica e simpatizuesve jetojnë në Gjermani.

  1. ^ Reller, f. 441-453; Tümer-Küçük, f. 348-350; Për më tepër shih, H. Tanyu, Yehova Sahitleri, Ankara 1973.
  2. ^ Bilal Ebas, Bir Hıristiyanlık Mezhebi Olarak Aryüscülük, (Basılmamıs Yüksek Lisans Tezi), Stamboll, 1999.
  3. ^ Ismail Yılmaz, Unitaryanizmin Doğusu ve Bunu Etkileyen Dini Faktörler, (Basılmamıs Doktora Tezi) Bursa 1994;