Laraska
| Laraska | |
|---|---|
| In Yellowstone Bear World (near Idaho Falls) | |
| Klasifikimi shkencor | |
| Mbretëria: | |
| Filumi: | |
| Klasa: | |
| Rendi: | |
| Familja: | |
| Gjinia: | |
| Lloji: | P. hudsonia |
| Emri binomial | |
| Pica hudsonia Sabine, 1823 | |
Laraska (Pica pica) është emri shqiptari i një shpendi të familjes së korvidëve. Ajo është goxha e përhapur në kontinentin Euroaziatik.
Në shqip njihet me emra të ndryshëm, fëraçka (Malësi e Madhe), sorra e larme (Kosovë), garagacka (juglindje), siliqoka (Dukat), karakaçeja (Çamëri).
Gjatësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]44-46 cm, krahët e hapur: 52-60 cm.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bishti përfaqëson gjysmën e gjithë gjatësisë së shpendit. Është i pangatërrueshëm për shkak të kontrastit bardh e zi të puplave dhe formës së gjatë dhe elegante. Në distanca të afërta, puplat duken ngjyrë jeshile e shndritshme, vjollcë dhe blu e feksur. Sjelljet e tyre shoqërore janë magjepsëse. Në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës grumbullohen në tufa të mëdha, por më shpesh qëndrojnë në çift.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I gjen në një shumëllojshmëri habitatesh duke filluar nga tokat bujqësore me gardhe të mëdha e të dendura e deri tek parqet pranë qendrave të banuara e qyteteve.
Riprodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Foletë i ndërtojnë në pemë, ose në shkurre të larta. Ato janë tepër karakteristike: të mëdha në trajtë të rrumbullakët. Hapësira brenda i ngjan një dhome ku shpendi lëshon 5-8 vezët që bën. Ngrohja e tyre nis në prill dhe vezët çelin pas 17-18 ditësh. Të vegjlit kanë bisht më të shkurtër se prindërit e tyre dhe janë në gjendje të fluturojnë plotësisht pas 24-30 ditësh.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ushqehen me insekte, megjithëse herë pas here ushqehen edhe me shpend të vegjël dhe vezë. Rrallë hanë edhe kafshë të ngordhura, drithëra, fara etj.
Zëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I fortë dhe i ngjirur, kurse kënga ngjan si: “çatçatçatçatçatçatçak”.